Karnavalet e Korçës vlerësohen në Teatri Ndryshe
Komedia e Spiro Çomorrës, vënë në skenën e Teatrit të Metropolit nga regjisorja Elma Dorezi, u nderua me tri çmime në festivalin ndërkombëtar “Teatri Ndryshe” në Podujevë të Kosovës. Shfaqja u nderua me çmimet “Çmimi i Qytetit”, me çmimin e parë “Aktorja më e mirë”, me të cilin u vlerësua Marsela Lena, në rolin e Afrovitit dhe çmimin e parë “Aktori më i mirë”, me të cilin u vlerësua Devis Muka, në rolin e Nikollaqit. Festivali ndërkombëtar “Teatri Ndryshe” u mbajt në datat 14-20 korrik. Në këtë festival merrnin pjesë trupa të ndryshme nga Kosova, Maqedonia, Rumania e Bullgaria.