Karta e Identitetit, PS: Po rrezikohen zgjedhjet
Duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të procesit të aplikimit për karta identiteti, PS shpreh shqetesim e saj per rrezikim te zgjedhjeve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS Kastriot Islami tha se qeveria nuk mbajti premtimin
TIRANË-Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin për ritmet e ngadalta të aplikimit të qytetarëve për kartat e identitetit, të nevojshme për proçesin zgjedhor në 28 qershor. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami tha gjatë një konference për shtyp nga selia rozë se, “sot, në 10 mars nuk është mbajtur premtimi që në të gjithë Shqipërinë të fillojë aplikimi në të gjithë njësitë e gjendjeve civile, pasi nga 331 njësi të gjendjes civile, ka filluar aplikimi në 118 prej tyre”.
Sipas tij, “janë bërë rreth 24 mijë aplikime, por duhet të kujtoj se kjo shifër është kaq edhe për shkak të aplikimeve në Tiranë, ku një pjesë e mirë e votuesve janë me pasaportë".
Duke u ndalur te ngadalësia e këtij proçesi, Islami u shpreh se, “kjo vjen si rezultat i mungesës së energjisë elektrike, shfaqjes herë pas here të operatorëve që kanë nevojë për trajnim, por gjithashtu edhe nga mosrespektimi i orarit”.
Në këtë kuadër, Islami deklaroi se Partia Socialiste shpreh shqetesim e saj për rrezikim të zgjedhjeve të Qershorit.
Deputeti socialist vërejti se situata eshte alarmante, por nëse merren masa ka hapesira të ngushta që procesi për votuesit pa pasaportë të realizohet në kohë.
(d.b/BalkanWeb)