Kryeministri Berisha pritet nga homologu i tij në Katar
Kryeministri Berisha është pritur në Katar, në një takim të vecantë, nga homologu, Sheikhu Hamad bin Jassem. Biseda mes dy krerëve të qeverivë është përqëndruar në marrëdhëniet mes dy vendeve, që janë cilësuar të shkëlqyera .
KATAR- Kryeministri Berisha është pritur në Katar, në një takim të vecantë, nga homologu, Sheikhu Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Biseda mes dy krerëve të qeverivë është përqëndruar kryesisht në marrëdhëniet që janë cilësuar në nivel të shkëlqyer mes dy vendeve , ndërsa janë theksuar mundësitë e mëdha të bashkëpunimit. Duke e njohur me ecurinë e reformave në vend si, vendosjen e barrës fiskale më të ulët në Europë, vendosjen e sistemit të prokurimeve elektronike, taksat on-line, Kryeministri Berisha theksoi përpjekjet e qeverisë shqiptare për të krijuar një klimë sa më tërheqëse për investimet vendase e të huaja, ndërsa ftoi biznesmenët e Katarit të investojnë në Shqipëri. Gjatë këtij takimi u diskutua për dy aspekte shumë kryesore për sa i përket krijimit të një baze për investitorët; nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e regjimit të vizave, marrëveshja për taksimin e dyfishtë.
Të dy homologët u ndalën veçanërisht në projektin e madh të gazifikatorit dhe projekte të shfrytëzimit të gazit të lëngshëm dhe depozitave të gazit në Shqipëri. Në këtë aspekt, Kryeministri i Katarit tha se do të nxiste dhe organizonte takime konkrete për sa i përket këtij projekti madhor dhe projekteve të tjera të shfrytëzimit të gazit në Shqipëri. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha tha se do të shihet mundësia e hapjes së një përfaqësie diplomatike mes dy vendeve, për të lehtësuar shërbimet dhe bashkëpunimin dypalësh. Tema e investimeve ka qënë në qendër edhe të takimit që kryeministri Berisha pati më herët me Lartësine e tij, Emiri i Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani. Kryeministri Berisha shprehu interesin e Shqipërisë veçanërisht për investime në fushën e shfrytëzimit dhe përpunimit të gazit të lëngshëm, ftesë e pritur me interes nga Emiri i Katarit. (e.n/News24/Balkanweb)