E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, G99 protestë me “No face, no name, no number”

Nën ritmin e grupit të viteve ’80 “Modern Talkin” dhe kolones zanore te kengës së tyre “No face, no name, no number”, G99 i drejtoi kryeministrit edhe apelin që të mos provojë të manipulojë zgjedhjet 

TIRANE-G99 protestoi sot para Ministrisë së Brendshme për cështjen e kartave të identitetit. Sipas këtij subjekti që garon për zgjedhjet parlamentare në koalicion me PS, shumë zona në vend kanë probleme me procesin për pajisjen e banorëve të tyre me karta identiteti.
Nën ritmin e grupit të viteve ’80 “Modern Talkin” dhe kolones zanore te kengës së tyre të rinovuar së fundmi “No face, no name, no number”, G99 i drejtoi kryeministrit edhe një apel që të mos provojë të manipulojë zgjedhjet duke fshehur listat e votuesve.
Veliaj i kerkoi Berishës të jape emrat e gjithe shtetasve pa pasaporte dhe qe nuk jane pajisur ende me karta identiteti. “Nese shtyhen zgjedhjet pergjegjesia bie mbi Berishën”, deklaroi gjatë protestës Veliaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›