E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen temperaturat, fillimi i javës nis me shira

Temperaturat e larta e javës që lamë, do te rikthehen fundjavën tjetër, ndërsa sot dhe nesër temperaturat do të jenë më të ulëta, por pa reshje shiu. Reshjet do rikthehen në fillim të javës tjetër, e do vazhdojnë deri të mërkurën. 

TIRANE- Pavarësisht se qielli do të jetë i kthjellët të gjithë ata që kanë planifikuar një fundjavë buzë detit ditën e nesërme duhet të mendohen mirë, pasi temeperatuart do të jenë më të ulëta se ato të një jave më parë. Sipas Shërbimit Metereologjik Meteo-Alb, temperaturat do të ulen, por nuk do të ketë reshje shiu.

“Pasditen e ditës së shtunë moti do të jetë i kthjellët, i cili do të vijojë edhe gjatë ditës së dielë, por temperaturat do të rriten me 2 gradë, por nuk është një rritje e ndjeshme sa për të shkuar në plazh”, u shpreh Sinoptikanja Tanja Porja

Ndërsa fillimi i javës do të rikthejë edhe reshjet e shiut. “Java tjetër do të fillojë me reshje në të gjithë territorin. Dita e hënë do të sjellë një rritje me 3 deri në 4 gradë të temperaturave, kjo nuk do të ndodh të martën, të mërkurën dhe të enjten ku sërish do të ketë një rënie të temperaturave. Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë pritet që i gjithë territori të përfshihet nga reshjet, jo reshje të sasive të mëdha por pjesa veriore e Shqipërisë do të ketë shira të konsiderueshëm”- theksoi Porja. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›