Fushata, Blushi: Ka shumë arsye për të votuar PS
Ben Blushi, kandidati për deputet i PS në qarkun e Korcës ka vijuar fushatën në këtë qark në kuadër të zgjedhjeve. Blushi tha se PS-ja është një forcë e cila ka një lider të suksesshëm, një program të ri dhe një ekip konkurrues.
KORCE- Kandidati për deputet në Korcë Ben Blushi takoi banorët e lagjes “10”, për ti garantuar se më 28 qershor kanë shumë arsye pse duhet të votojnë Partinë Socialiste. Blushi tha se PS-ja është një forcë e cila ka një lider të suksesshëm, një program të ri dhe një ekip konkurrues. Sipas Blushit qeveria e Sali Berishës duhet të largohet, pasi nuk ka mbajtur pjesën dërrmuese të premtimeve. “Nëse Sali Berisha i ka hequr një gjë shqiptarëve, kjo është puna, pasi shqiptarët sot janë më të papunë dhe nuk punojnë. Ata nuk punojnë sot sepse gjithçka vjen nga jashtë dhe nuk ka investime sepse fshati është i varfër dhe qyteti është i papunë. Korca pret ditë më të mira dhe Korca di të kuptojë se për kë duhet të votojë. Dhe me datë 28 qershor Korca di një gjë, nuk do të votojë për Sali Berishën”- theksoi Blushi. (a.r/news24/balkanweb)