Kartat, PS-ja, letër të dytë Nishanit: “Na informoni për aplikimet”
Selia rozë: “Nuk na keni dhënë informacion të plotë në përgjigjen e parë, duam të njihemi me të tria listat”. Reagon Ministria e Brendshme, Nishani: “Deri sot kanë aplikuar 500 mijë persona pa pasaportë”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste, nëpërmjet sekretarit të saj për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, i ka dërguar sërish një letër Ministrisë së Brendshme dhe ministrit Bujar Nishani, duke kërkuar informacion të plotë dhe më të detajuar në lidhje me ecurinë e procesit të pajisjes së zgjedhësve me karta identiteti. Selia rozë e ka konsideruar të paplotë dhe të pasaktë përgjigjen e Ministrisë së Brendshme ndaj letrës së parë që ajo dërgoi përpara disa ditësh. “Nga tri kërkesat e Partisë Socialiste ju keni plotësuar vetëm njërën prej tyre dhe për më tepër edhe atë jo saktësisht. Nisur nga eksperienca jopozitive me listat e dërguara nga Ministria e Brendshme ju rikujtoj se kërkohet lista e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar, e përditësuar deri në datën 25 maj 2009 dhe jo e anasjella e saj, pra ajo që ju keni dërguar, sepse nga analiza e listës së votuesve pa pasaportë që kanë mbetur ende pa aplikuar dhe listës prej 729 710 votuesish pa pasaportë rezultojnë diferenca të pashpjegueshme. Konkretisht, në CD-në dërguar më 27 maj 2009 ku ndodhet listat e votuesve pa pasaportë e të gjithë atyre që ende nuk kanë aplikuar ndodhen 418 560 votues, ndërkohë që në tabelën shoqëruese të printuar të kësaj shkrese kjo shifër është 324 074 (dhe diferencat janë për të gjithë qarqet) duke shënuar kështu një diferencë prej 94 486 votuesish. Por më i rëndë është fakti se në këtë CD ndodhen emrat e 26 000 votuesve pa pasaportë që nuk ndodhen në listën fillestare prej 729 710 votuesish pa pasaportë. Kjo pasaktësi indirekt vërteton dyshimin se shifra prej 729 710 është e zvogëluar, gjë për të cilën kemi ngritur prej kohësh shqetësimin”, - thuhet në letrën që mban firmën e sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami.
Kërkesat
Në letrën që i është dërguar për dijeni edhe OSBE-së dhe misionit të ODIHR-it, Partia Socialiste ripërsërit tri kërkesat e saj në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Kështu, selia rozë kërkon të njihet me listën e votuesve me pasaportë, listën e të gjithë votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar si dhe listën e votuesve pa pasaportë, të cilët kanë marrë në dorë kartën e identitetit. Në letër theksohet se të dhënat për këto lista duhet të jenë të azhurnuara deri në datën 25 maj. Partia Socialiste kërkon gjithashtu të informohet edhe me kopjen e listës së 979 763 shtetasve që kanë aplikuar për karta identiteti. Selia rozë thekson në letër se kërkon të njihet në mënyrë sistematike, pra të ketë informacion ditor për këto lista pas datës 31 maj. Partia Socialiste thekson domosdoshmërinë e informimit në lidhje me procesin e kartave të identitetit, pasi në funksion të këtij informimi do të bazohet edhe qëndrimi i saj për procesin zgjedhor të 28 qershorit.
Reagimi
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj ankesave të opozitës për procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Në një deklaratë për shtyp, Nishani ka publikuar të dhënat statistikore që sipas tij tregojnë se procesi po ecën normalisht. Sipas ministrit të Brendshëm, deri tani janë pajisur me karta identiteti 450 mijë qytetarë pa pasaportë. “Nga aplikimet e bëra kemi hedhur në sistemin e kontrollit 1 013 359 aplikime, nga të cilat rezulton se 420 000 janë pa pasaportë, numër i cili, po t'i referohemi totalit të aplikimeve të deritanishme, e kalon shifrën 450 000. Nga aplikimet e bëra kemi hedhur në sistemin e kontrollit 1 013 359 aplikime, nga të cilat rezulton se 420 000 janë pa pasaportë, numër i cili po t'i referohemi totalit të aplikimeve të deritanishme e kalon shifrën 450 000”, - tha ministri Nishani.
Aplikimet për karta identiteti, qarqet dhe rrethet ku procesi është problematik
Nga të dhënat që disponon Partia Socialiste rezulton se situata e aplikimeve paraqitet tepër problematike e shqetësuese në qarqet Kukës (mbeten pa aplikuar rreth 70 për qind e votuesve pa pasaportë); Dibër (mbeten pa aplikuar rreth 60 për qind e votuesve pa pasaportë), Shkodër (mbeten pa aplikuar rreth 59 për qind e votuesve pa pasaportë) dhe Lezhë (mbeten pa aplikuar rreth 54 për qind e votuesve pa pasaportë). Gjithashtu, në 12 rrethe niveli i aplikimeve është nën 50 për qind, konkretisht në rrethet Dibër, Burrel, Bulqizë, Krujë, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe. Sipas përllogaritjeve të selisë rozë, rezulton se një njësi aplikimi nuk mund të bëjë dot më shumë se 22 aplikime në ditë. Kjo shifër del nisur nga fakti se në periudhën 19 maj deri më 25 maj 2009 numri i aplikimeve të votuesve pa pasaportë është rritur nga 353 631 në 404 956 aplikime, pra me shifrën prej 52 325 aplikimesh për 5 ditë pune kur kanë qenë në funksionim 468 stacione aplikimi. Nga këto shifra del se ritmi mesatar ditor për çdo stacion aplikimi është rreth 22 aplikime të votuesve pa pasaportë në ditë për çdo stacion aplikimi. Për rrjedhojë, duke pasur parasysh se mbeten edhe 17 ditë pune deri më 12 qershor 2009, çdo stacion aplikimi mund të realizojë praktikisht gjatë kësaj periudhe jo më shumë se 400 aplikime të votuesve pa pasaportë. Referuar kësaj llogaritjeje dhe numrit të votuesve pa pasaportë që kanë mbetur pa aplikuar për çdo njësi të Gjendjes Civile rrezikojnë të mbeten pa aplikuar votues pa pasaportë në qarqet Berat, në 9 zyra të Gjendjes Civile, Dibër në 30 zyra të Gjendjes Civile, 14 në Durrës, 32 në Elbasan, 32 në Fier, 8 në Gjirokastër, 15 në Korçë, Kukës në 20 zyra të Gjendjes Civile, 16 në Lezhë, 24 në Shkodër, 24 në Tiranë dhe 12 zyra të Gjendjes Civile në Vlorë. Pra situata paraqitet problematike në gjithsej 234 zyra të Gjendjes Civile nga 447 zyra të Gjendjes Civile në të gjithë vendin.
30 Maj 2009