E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Une Kryeminister, politika ndryshe

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i ndalur mbremjen e djeshme ne qytetin bregdetar te Vlores, shprehu vullnetin se do te behet Kryeminister qe balta e politikes se vjeter te shteroje, kjo loje te mbaroje. "Me lejoni tu perulem me mirenjohje per te gjitha keto vite te veshtira te opozites. Une e di tashme mire pse duhet te jem pjese e ketij ndryshimi dhe ky ndryshim nuk vjen pa ndryshuar politiken", vijoi fjalen e tij kryesocialisti. Sipas tij, kjo e ka shtyre ne rrugen e politikes se re dhe ndryshimi qe i duhet, e i duhet Shqiperise nuk mund te ndodhe duke e lene veten peng te nje loje qe per 18 vjet po e luajne politikanet dhe e paguajne qytetaret. "Mision yne eshte qe te bashkohemi e t'u japim njerezve nje politike te re, duke e nxjerre politiken nga llogorja ku politikanet tane gjuajne me balte njeri tjetrin dhe bejne vetem politike per interesat e tyre", deklaroi lideri i partise me te madhe ne opozite. Nder te tjera, ai theksoi se ky mision bazohet ne forcen e arsyes dhe jo ne arsyen e forces. Per te, sot shqiptaret meritojne me shume se kjo lufte e vjeter gjelash qe kacafyten, me shume ne garen e eger te denigrimit, meritojne nje politike qe te kete zemer, per te ndjere qetesine, vizione, force, kembengulje, por edhe vullnet per te shkruar nje faqe te re. "Pas 28 ditesh ju do te keni mundesi te zgjidhni nje histori te shkruar nga te tjeret per ju, apo per te hapur nje faqe te re, te historise, per te ndertuar Evropen ketu", vleresoi Rama. Sipas tij, nuk mund te kete Shqiperi si gjithe Evropa pa fshatin shqiptar dhe ne per bujqesine do te kemi dyfishin e buxhetit, ashtu si dhe per spitalet do te jene vende jo vetem ku kurohen te semuret, por edhe vend ku ka solidaritet. Pas fjales hyrese, kryesocialisti prezantoi mbremjen e djeshme ne amfiteatrin Aulona, 12 kandidatet e partise socialiste per qarkun e Vlores. Atmosfera eshte paraprire nga grupi West Side Family, te cilet ardhjen e kreut socialist e kane shoqeruar me kengen e fushates te selise roze. Celja zyrtare e fushates ne Vlore eshte bere nga kryebashkiaku Shpetim Gjika, i cili eshte edhe sekretari organizativ i qarkut per PS-ne e ketij qyteti. Duke e quajtur Ramen kryeministrin e ardhshem shqiptar, Gjika tha se me qeverisjen e ardhshme Vlora do te ridimensionohet ne nje qender te vertete, duke lene pas ngercin e tanishem qeverises.

Isaraj: Vlonjatet te vleresojne detyrimet e te qenit qytetar

Mesazhin e kandidatit qe cel listen ne Vlore, Arben Isaraj, e ka lexuar Gjika, Duke ftuar ne letren e tij qe vlonjatet te vleresojne detyrimet e te qenit qytetar. Isaraj nepermjet mesazhit te tij ka dhene vleresimet per kandidatet demokrate. "Ansambli i kandidateve qe Partia Demokratike i ofron Vlores eshte deputeti i Gerdecit, pjesa tjeter qe vjen prapa ka vdekur me doktorin qe ne 2005", vleresoi kryesuesi i listes se kandidateve te PS per qarkun Vlore. Ai tha se tashme ka per te fituar nje beteje personale, duke iu referuar gjendjes se tij shendetesore, per t'ju bashkuar me pas betejes se madhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›