Kartat, arsyet pse PS-ja ka vendosur 31 majin për listat e votuesve që nuk kanë aplikuar
Selia rozë do të verifikojë në terren numrin e saktë të votuesve që rrezikojnë të mos votojnë.
Gjatë gjithë kësaj jave, ashtu si dhe dje, Partia Socialiste ka përsëritur dhe ripërsëritur kërkesën e saj në drejtim të Ministrisë së Brendshme për të pasur në dispozicion listën e votuesve pa pasaportë, të cilët nuk kanë aplikuar ende për t’u pajisur me karta identiteti. Selia rozë ka kërkuar gjithashtu të njihet edhe me listën e votuesve pa pasaportë, të cilët kanë aplikuar për kartë identiteti si dhe listën e votuesve pa pasaportë që janë pajisur me kartë. Partia Socialiste u ka bashkangjitur këtyre kërkesave edhe vendosjen e një afati kohor, i cili është pikërisht 31 maji, brenda të cilit Ministria e Brendshme duhet të dorëzojë informacionin e kërkuar. Burime nga Partia Socialiste kanë shpjeguar arsyen se përse selia rozë ka përcaktuar 31 majin, pra ditën e sotme, si afatin përfundimtar për të pasur në dispozicion listat e mësipërme. Arsyeja ka të bëjë me shfrytëzimin e periudhës 15-ditore deri në përfundimin e procesit të aplikimeve për karta, që është 15 qershori. Duke pasur në dispozicion listën e votuesve pa pasaportë, të cilët nuk kanë aplikuar, Partia Socialiste do të verifikojë në terren numrin e saktë të tyre. Mbi bazën e verifikimeve në terren dhe konstatimit të numrit të votuesve që janë pa pasaportë dhe që do të mbeten pa karta identiteti në zgjedhjet e 28 qershorit, Partia Socialiste do të vendosë edhe për qëndrimin e saj për procesin zgjedhor.
Kërkesa
Edhe gjatë ditës së djeshme, sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, në një konferencë për shtyp, ripërsëriti kërkesën në drejtim të Ministrisë së Brendshme për t’u njohur me listat e votuesve pa pasaportë, të cilët kanë aplikuar, me listat e atyre që nuk kanë aplikuar dhe me listat e votuesve pa pasaportë që kanë marrë në dorëzim kartën e identitetit. Islami tha se në rast se informimi në lidhje me këto lista brenda datës 31 maj ka shumë rëndësi për Partinë Socialiste dhe qëndrimin e saj për zgjedhjet e 28 qershorit. “Partia Socialiste, duke mos dashur të vendosë asnjë kusht, por duke qenë tejet e shqetësuar për situatën e rëndë me letërnjoftimet, ripërsërit duke bërë me dije publikun dhe partnerët ndërkombëtarë se data 31 maj është afati i fundit kur pritet një përgjigje nga ministri i Brendshëm për kërkesat e saj të natyrshme.
Partia Socialiste, pa dashur të bëjë asnjë presion, bën qetësisht me dije publikun dhe partnerët ndërkombëtarë se mungesa e një përgjigjeje deri më 31 maj 2009 do të konsiderohet një tregues shtesë negativ i mungesës së transparencës duke rritur kështu mundësitë për ta konsideruar procesin jo vetëm të dështuar, por edhe qëllimisht të programuar për manipulim. Në këtë rast PS-ja deklaron se nuk pranonte të shndërrohej në bashkëfajtore në administrimin e një procesi të dështuar e që për më tepër synon të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve. Në këtë rast përgjegjësia dhe fajësia do të jenë tërësisht të qeverisë dhe të kryeministrit Berisha. Dhe e gjithë ecuria e mëtejshme e administrimit të procesit zgjedhor dhe pasojat përkatëse do të mbeten dhe do të rëndojnë vetëm mbi qeverinë dhe kryeministrin Berisha”, - tha Islami.
Reagimi
Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Partisë Socialiste. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se i ka dërguar gjatë ditës së djeshme Partisë Socialiste listën emërore të personave pa pasaportë që kanë aplikuar deri tani, si dhe listën e personave pa pasaportë që kanë mbetur ende pa aplikuar. Në deklaratë, Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen ndaj deklaratave të Partisë Socialiste, të cilat, sipas saj, shprehin dekurajim për procesin e pajisjes me karta identiteti. “Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen për tentativat e pandërprera të Partisë Socialiste për të dekurajuar këtë proces. Ministria e Brendshme shpreh sigurinë e saj të plotë se çdo qytetar që nuk ka një pasaportë dhe paraqitet për të aplikuar deri në datën 15 qershor, i ka të gjitha kushtet normale që të pajiset me letërnjoftimin elektronik”,- thuhet në këtë deklaratë.
1 Qershor 2009