“Kartat”, debate në Kuvend
Tiranë -Partia Socialiste ka dorëzuar projektligjin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, për pajisjen e shtetasve me karta identiteti. Në fjalën e saj në Kuvend, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj theksoi se me anë të këtij projektligji, do t’iu vihet në ndihmë të gjithë shtetasve që nuk kanë mundësi financiare për të marrë kartat e identitetit. Sipas saj, nëse qeveria nuk merr masa, procesi ka rrezik të dështojë.
“Çështja e kartave është çështja kyç për zgjedhjet, ndaj është detyra e shtetit të krijojë lehtësira për shtetasit e saj”-theksoi Leskaj para deputetëve. Ajo nënvizoi se askujt nuk mund t’i privohet e drejta e votës, vetëm sepse nuk ka para, duke shtuar se kategori të tilla si pensionistët, të trajtuarit me ndihmë ekonomike, invalidët dhe të paaftët, etj, duke dhënë për ta letërnjoftime falas.
Një tjetër, çështje shqetësuese për Leskajn ishte edhe gjendja në fshat, ku ajo përmendi se në shumë fshatra të vendit, ende nuk janë shtrirë aparaturat dhe se mungon interneti.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mazhorancës. Numri dy i qeverisë, Genc Pollo, theksoi se është e padrejtë dhe se nuk ndodh në asnjë vend të botës, që kartat të jepen falas.
Zëvendëskryeministri ka deklaruar se shumë kategori, janë subvencionuar nga shteti për kartat, duke përmendur këtu pensionistët dhe të shtresat e tjera në nevojë. Ai ka akuzuar Partinë Socialiste se po tenton të nxijë procesin, duke mos iu bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për karta. “Deri më tani kemi13 mijë aplikime në ditë dhe së shpejti ky numër do të arrijë në 15 mijë aplikime në ditë”-tha Pollo.
“U bëjmë thirrje përditë qytetarëve që të shkojnë të aplikojnë. Këtë e ka thënë presidenti, kryeministri, ndërkombëtarët, dhe theksoj që i vetmi që se ka bërë është Edi Rama. Ky përkundrazi me të dhëna kontradiktore po nxin procesin që po ecën normalisht”, tha Pollo.
“Deri më tani kemi 13 mijë aplikime në ditë dhe së shpejti ky numër do të arrijë në 15 mijë aplikime në ditë”-tha Pollo.
Sipas Pollos ka ikur koha kur PS manipulonte regjistrat e zgjedhësve. “Sot është mbuluar 80% e popullsisë me dokumente të reja dhe në fund të muajit të jetë më shumë se kaq, ndaj procesi nuk është në rrezik”, tha Pollo.
Sipas tij edhe “satelitët e PS” gabojnë pasi ndryshe ka publikuar dje të dhënat Edi Rama dhe ndryshe sot Leskaj. Pollo theksoi se nuk duhet të harrohet fakti se mbi 1 milionë shqiptarë janë emigrantë që jetojnë jashtë vendit dhe vetëm në këtë pikë është vështirësuar procesi.