E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Pollo: Propozimi i PS-së, hipokrizi

Zëvendëskryeministri Genc Pollo komentoi të enjten në Kuvend nismën e opozitës për të ofruar karta identiteti falas për shtetasit që nuk kanë pasaportë, duke e cilësuar këtë propozim si 'hipokrizi". "Të jepen letërnjoftime pa lekë kjo është hipokrite, asnjë i vend i botës nuk e bën këtë, kur ju (opozita) dhe çertifikatat i keni dhënë me lekë", komentoi zv/kryeministri nismën ligjore të opozitës gjatë minutave të debatit të lirë në Kuvend. Ai tha se "tashmë Qeveria ka miratuar vendimin për të subvencionuar pagesën për kartat e identitetit për kategorinë e pensionistëve, studentëve, rrogëtarëve të vegjël dhe të papunëve".
Pollo tha se "propozimi i PS-së synon të pengojë shtetasit me pasaportë nga aplikimi dhe kjo është parimisht e padrejtë dhe praktikisht e padobishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›