Mungesa e avokateve, shtyhet serish procesi i Bandes se Durresit

Seance e Bandes se Durresit
Tiranë, 19 mars, 12:02, NOA – Eshtë shtyrë për një herë tjetër seanca e radhës në kuadër të procesit gjyqësor për Bandën e Durrësit.
Edhe herën e fundit, seanca pararendëse ka dështuar për të njëjtën arsye, madje në të ka patur edhe mjaft debate mes palëve.
Kryesuesi i trupit gjykues, Gurali Brahimllari ka argumentuar se i pandehuri Kujtim Buna i cili nuk ishte paraqitur në seancë, nuk kishte asnjë problem shëndetësor.
Ky fakt përcaktohej në një skaner të kryer të pandehurit në QSUT. Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga ana e mbrojtësit të Bunës.
n.e/NOA