"Kartat, debati rrezikon vizat"
Kryetari i Komisionit te Jashtem, Prec Zogaj, paralajmeroi dje se debati mes pozites dhe opozites per kartat e identitetit, mund te rrezikoje seriozisht procesin e liberalizimit te vizave. "Do te ishte nje loje e rrezikshme me interesat e vendit, shtyrja pa arsye, sepse mund te ndodhin ngjarje te jashtezakonshme dhe jane parashikuar rastet kur mund te shtyhen zgjedhjet. Por te shtyhen zgjedhjet per teka, kjo eshte nje gje e paimagjinueshme", u shpreh Zogaj. Sipas tij, keto zgjedhje jane testi i Shqiperise per ne BE, ndaj procesi eshte shume delikat. Ndaj Zogaj beri thirrje per me shume maturi ne kete situate para zgjedhore ne vend, ne menyre qe shqiptaret me vone, te mos penalizohen.