Komisioni Hetimor ndaj kryebashkiakut Rama, Meta: Nuk ka kohe
Lideri i LSI, Ilir Meta, i pyetur mbi kerkesen e Partise Demokratike per ngritjen e nje Komisioni Hetimor, per hetimin e kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama, per ceshtjen e lejeve te ndertimit, u shpreh kunder ngritjes se ketij komisioni. "Nuk eshte koha per komisione hetimore, te cilat nuk zgjidhin asgje, ne nje vend kur Parlamenti shkon drejt mbylljes dhe qytetaret pergatiten per te zgjedhur Parlamentin e ri", shprehu qendrimin e tij Meta. Sipas tij, eshte koha qe ky Parlament, i cili deshtoi ne berjen e nje reforme zgjedhore dhe te nje Kodi Zgjedhor te standardeve evropiane, te mos e mbylle mandatin e tij, pa zgjidhur ceshtjen e kartave.