Kartat e Rucit, PD i kërkon Prokurorisë të nise3 investigim ndaj "aktit te Rames"
"Në strategjinë e tij për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, Edvin Rama po përdor jo vetëm bojkotin, jo vetëm kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por ai dje kaloi edhe në shpifje, trillime e fallsifikme të ulta për sistemin e identifikimit të qytetarëve shqiptare". Keshtu tha sot ne nje konference per media zedhenesja e Partise Demokratike Erla Mehilli, duke kritikuar qendrimin e opozites qe sipas mazhorances eshte nje perpjekje per te penguar integrimin e vendit tone dhe liberalizimin e vizave me BE.
Mehilli tha se dje nëpërmjet numrit 2 të Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruci, paraqiti dëshmitë e tij fallco për sistemin e lëshimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike duke nxjerrë para kamerave dokumenta të prodhuara nga Taulant Balla në kazinonë e tij të preferuar në Tiranë, dhe i serviri ato si letërnjoftime elektronike të prodhuara nga dy tre herë për të njëjtin person.
Sipas Mehillit, me këtë sulm armiqesor ndaj liberalizimit të vizave, Edvin Rama hoqi cdo maskë dhe u tha shqiptarëve se është I gatshëm të mos ndalet para përdorimit të cdo të keqe për ti ndëshkuar ata për qëllime personale.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Shtetit që bazuar në ligjet e vendit, të cilat kanë penalitete të rënda për fallsifikimet e dokumentave të identitetit të ndërmarrë një hetim urgjent për ndëshkimin e këtij akti të shëmtuar të zotit Rama.