E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: S’duam hetim të zgjedhjeve nga Prokuroria

Partia Socialiste nuk do t'i drejtohet Prokurorisë për të depozituar ato që kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruci i paraqiti në seancën e së enjtes si prova të manipulimit të zgjedhjeve të qershorit. Kryesocialisti Rama në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët duke iu përgjigjur pyetjes së TV Klan deklaroj se ajo që kërkojnë socialistët për trasperencën e zgjedhjve nuk lidhet aspak me organin e drejtësisë apo sistemin gjyqësor. Edi Rama e ka vënë theksin në këtë dalje mediatike, tek keqqeverisja e të djathtëve, të cilët sipas tij po i mbajnë të fshehta, të dhënat e krizës ekonomike ashtu sikurse kutitë e 28 qershorit. Rama ka deklaruar se beteja e të majtës për trasparencën e zgjedhjeve ka vetem karakter politik dhe aspak teknik e ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›