E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjedhjet, jo hetim nga prokuroria Rozeta Rapushi

Partia Socialiste nuk do te ankohet aspak ne prokurori, per falsifikimin qe pretendon ne kartat e identitetit dhe per te depozituar ato, qe kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruci i paraqiti ne seancen e se enjtes si prova te manipulimit te zgjedhjeve te qershorit dhe aq me pak, per hapjen e kutive te votimit. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se kerkesa e PS-se, ka te beje me transparencen ne funksion te nje te drejte dhe kerkesa qe kane socialistet per transparencen e zgjedhjeve nuk lidhet aspak me organin e drejtesise apo sistemin gjyqesor. "Ne nuk kemi te bejme me prokurorine. Hetimi i zgjedhjeve qe ne kerkojme permes Parlamentit, ka lidhje me te drejten e kontrollit parlamentar, per te pare se si eshte zbatuar nje ligj i aprovuar nga Parlamenti dhe per te gjykuar se si ka funksionuar administrata. Eshte fare elementare", tha dje Rama, duke bere te qarte keshtu, se selia roze nuk do t'i drejtohet aspak prokurorise. Sipas tij, PS eshte e bindur qe pavaresisht sa e madhe eshte fuqia qe i eshte kundervene transparences, ka detyrim qe ta bejme te mundur transparencen, per t'i dhene fund nje epoke kur pushteti, duke dale nga fuqia e vet manipuluese, jo nga sovrani qe e voton, te bej c'te doje me popullin sovran. Nga ana tjeter, kreu socialist, u shpreh i bindur dhe garantoi se beteja e tij do te vijoje. "Kjo nuk eshte nje beteje ligjore. Kjo eshte nje beteje politike, per nje te vertete qe njera pale e mbron tjetra e mohon. Nuk eshte beteje procedurale juridike, por eshte nje beteje per demokraci. Beteja jone nuk eshte zenke se kujt i takojne sendet, por kutite jane bankat ku eshte investuar besimi i popullit dhe te kthyera ne piramida ato shkaterrojne themelet mbi te cilat qendron demokracia dhe mbi te cilat ngrihet vete sistemi i qeverisjes ne nje sistem demokratik. Ajo qe po del ne drite te diellit nga hapja e kutive te Ruzhdijes eshte simetrike me ate qe do te dale nga kutia e ekonomise shqiptare", theksoi Rama. Ai theksoi se socialistet do te kembengulin ne transparencen zgjedhore, sepse me te eshte e lidhur me ceshtjen e cilesise e qeverisjes, kriza ekonomike qe shkon duke u renduar ne mungese transparence. Sipas tij, shqiptareve u ofrohen shifra te rreme, u ofrohen te dhena te rreme, u ofrohen perspektiva te rreme, ne kushtet kur ekonomia po vazhdon te zhytet ne krize, dhe ne kushtet kur ekonomia jone kercenohet nga nje inerci qe mund ta beje te tatepjeten te pafrenueshme. "Ky eshte realiteti dhe prandaj ato kutite e votimit dhe ajo transparenca e shume kerkuar prej nesh eshte themelore, jo per te ndare kush ka te drejte mes PS e PD, as per te ndare se kujt jane kutite si sende, por per te ndare Shqiperine nga nje epoke e deformimit dhe kontestimit te zgjedhjeve, nga nje epoke e nderhyrjes ne procesin zgjedhor, per te ricikluar pushtetin", theksoi kreu socialist. Sipas tij, nese vendi nuk ndahet nga kjo epoke, do te vazhdojme te zhytet ne batakun e keqqeverisjes. Rama tha se nje qeveri qe grabit votat, nuk mund te qeverise ashtu si duhet ekonomine, e ka te pamundur, dhe nuk eshte ceshtje zotesie qe ketyre zoterinjve u mungon, por ceshtje e shkeljes ne zanafille te nje kontrate varesie te qeverise nga qytetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›