E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit, PS tregon se mund t’i perdore si alibine e humbjes ne 28 qershor

Rama paralajmëron përmes Veliajt se do kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve   TIRANE - Pavarësisht shpjegimeve të njëpasnjëshme të Ministrisë së Brendshme, selia rozë vazhdon që të kontestojë procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Më tepër se shqetësim për procesin, PS-ja po përdor “argumentin” e kartave të identitetit si një alibi për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 dhe mosnjohjen e rezultatit të tyre. Partia Socialiste ka vijuar edhe dje që të këmbëngulë se procesi i pajisjes së qytetarëve pa pasaportë po shkon drejt dështimit. Duke injoruar ecurinë në terren, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë e PS-ës, Kastriot Islamin, tha se situata e pajisjes se votuesve pa pasaportë me letërnjoftimi mbetet shqetësimi kryesor që rrezikon rëndë zgjedhjet e lira e të ndershme. Deputeti socialist shtoi se nuk është e vërtetë se opozita ka kërkuar që nga grupi i votuesve pa pasaportë të aplikojnë vetëm 500 mijë shtetas, pasi kjo shifër sipas tij është 730 mijë shtetas. Zyrtari i lartë socialiste paralajmëroi se sot është afati i fundi që këto kërkesa të plotësohen dhe vetëm pas një analize nga ana e strukturave të PS-së do të ketë një qëndrim të plotë mbi procesin. Zhurmës mbi problemet e pretenduara në procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e reja të identitetit i është shtuar dhe edhe Partia G99  e Erion Veliajt e cila protestoi dje paradite para Ministrisë së Brendshme lidhur me këtë çështje. “Nëse shtyhen zgjedhjet përgjegjësia bie mbi Berishën”, deklaroi gjatë protestës Veliaj. Në fakt tezën e shtyrjes së zgjedhjeve e ka artikuluar deri tani si mundësi vetëm opozita në një kohë që shumica ka filluar ethshëm fushatën zgjedhore dhe nga ana tjetër ka ndërmarra çdo masë për të garantuar zhvillimin normal të zgjedhjeve parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›