E Diel, 1 Nëntor 2026

Celja e tunelit qe lidh Thirren me Kalimashin do te perurohet nga kryeministrat Berisha dhe Thaci

Kryeministri Sali Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, pritet të përurojnë nesër hapjen e njërit prej tuneleve të Kalimashit. Ky tunel është segmenti më i rëndësishëm i rrugës që lidh shqiptarët, asaj Durrës-Kukës-Morinë. Puna për hapjen e këtij tuneli nisi që më 25 maj 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nënkontraktuese turke “Enka”. “Bektel-Enka” ka rritur ndjeshëm ritmet e punimeve edhe në sektorë të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shumë se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash. Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i Qeverise shqiptare, është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Kryeministri Berisha, nj vit më parë gjatë një inspektimi, deklaroi se, “mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptaret. Udhëtimi tek tuneli të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigante, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptarëve të mbartë një famë në mbarë Evropën, si kryevepër e njeriut”. Me përurimin e njërit tunel, pritet që së shpejti, brenda qershorit, të bëhet edhe përurimi i rrugës që ka një gjatësi 170 kilometra, nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do të mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtinës dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-orë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›