E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me reformat mandatin e dyte, realizojme edhe integrimin e Shqiperise ne BE

Kreu i PR Fatmir Mediu vijon në Përmet turin elektoral TIRANE - Turi elektoral i kreut të republikanëve Fatmir Mediu, vijoi në qytetin e Përmetit. Prezentë në këtë takim ishin anëtarë të kryesisë si anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force. Gjatë fjalës së tij Mediu tha se sukseset e katër viteve të qeverisë, pjesë e së cilës është edhe Partia Republikane i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një tjetër imazh, autoritetin e duhur për të gjykuar dhe marrë vendime me rëndësi. Ai u ndal te anëtarësimi i vendit në NATO duke thënë se “për herë të parë në historinë tonë që pas shpalljes së pavarësisë shqiptarët fitojnë një autoritet që nuk e kanë pasur kurrë më parë, autoritetin për të gjykuar dhe vepruar për veten e tyre, për të gjithë shqiptarët dhe për të ardhmen tonë”. “Anëtarësimi është një moment historik i cili përcakton përgjegjësi për të gjithë ne.  NATO dhe të gjitha arritjet e tjera kanë përcaktuar një rrugë të madhe përpara nesh, rrugë e cila nuk ka kthim pas. Ne po shënojmë historinë e vendit tonë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për një të ardhme të përbashkët dhe të sigurt. Duke votuar Partinë Republikane ne të gjithë do t’i japim zë kësaj të ardhmeje. Partia Republikane është partia e njerëzve të mirë, të cilët synojnë cilësi në punën e tyre. Kjo ka dhënë dëshmitë e veta. Ne kemi qenë partnerë të Partisë Demokratike, të qëndrueshëm në bindjet tona”, tha kreu republikan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›