E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceshtja Basha, PD rrezon akuzat e PS

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave te bera sot nga PS, se qeveria Berisha po pushton sistemin e drejtesise ne Shqiperi.

Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i PD Albo Bumci, ka deklaruar se keto akuza vijne nga lidhjet “e erreta” te kryetarit te PS Rama, i cili sipas tij po manipulon institucionin e akuzes.

“Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim te zotit Rama, manipulimin qe ai i ben Prokurorise se Pergjithshme dhe sulmet ndaj drejtesise, i kujtojme atij se Shqiperia eshte vendi i shtetit ligjor dhe i qytetareve te lire dhe se qendrimi yt vjen nga lidhjet e tua me byrone e dikurshme politike dhe strukturat e erreta te sigurimit te shtetit”, ka pohuar Bumci.

Ai ka sqaruar edhe perzgjedhjen e gjykatesit te ceshtjes “Basha”, per te cilen nga PS u tha se eshte manipuluar me shortin.

“Kancelari i gjykates se Tiranes eshte Ilir Gjergj Sauli, i emeruar ne kete detyre ne vitin 2004 nga ministri i atehershem i Drejtesise Fatmir Xhafa. Ndersa shorti per ndarjen e ceshtjeve behet ne menyre elektronike”, ka shtuar Bumci.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›