Kartat e identitetit do të përdoren edhe si libreza shëndetësore
18/03/2010 Çdo veprim i institucioneve shëndetësore do të kalojë në sistem elektronik
Dixhitalizimi i sistemit shëndetësor do të sjellë shmangien e abuzimeve që bëhen me shitjen e barnave në sektorin farmaceutik dhe atë spitalor. Gjithashtu, ky proces do të sigurojë edhe një tjetër risi, siç është ajo e përdorimit të kartës së identitetit si librezë shëndetësore. Drejtorja e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se tashmë ka nisur puna për kalimin në sistemin online të të gjitha shërbimeve që do të kryhen në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë. Në këtë mënyrë do të kanalizohen në një sistem elektronik të gjitha veprimet që do të kryhen jo vetëm nga farmacitë në momentet e shitjes së barnave, por edhe vizitat që do të kryhen pranë poliklinikave dhe spitaleve, duke e bërë çdo veprim të monitorueshëm. “Muajin tjetër do të tenderohet nga Banka Botërore software që do të jetë i vendosur në ISKSH, dhe kjo do të bëjë të mundur që gjithë ata që janë kontraktorë me ne, dhënës të shërbimit, do të jenë të lidhur online dhe të dhënat do të vijnë në moment kur kryhet shitja e medikamentit, kur kryhet vizita e pacientit në qendrën shëndetësore apo kur kryhet regjistrimi i pacientit në spital”, ka deklaruar Hana. Ngritja e rrjetit elektronik të të dhënave do të mundësojë edhe krijimin e një regjistri unik barnash, ku do të përfshihen dhe barnat e rimbursueshme, çmimi apo data e skadencës. "Ky proces është i nevojshëm për të shmangur abuzimet në sistemin farmaceutik, të gjithë do të jemi të lidhur në rrjet për të parë kur një bar është shitur, kur skadon, kur kryhet një regjistrim, kur kryhet një vizitë etj.", ka shtuar Hana. Por dixhitalizimi i Shërbimit Shëndetësor, i cili është në fazën e tenderimit të softuerit, do të bëjë të mundur që në një të ardhme të shpejtë pacientët të përdorin kartën e identitetit si librezë shëndetësore. Pas vënies në punë të sistemit online, ku do të hidhen të gjitha veprimet që kryhen nga institucionet shëndetësore, do të nisë zbatimi mbi përdorimin e kartave të identitetit si libreza shëndetësore. Ky sistem do të bëjë të mundur pastaj lidhjen me numrin e kartës së identitetit, pra do të bëjë të mundur që një vit më vonë të përdoret karta e identitetit si librezë shëndetësore, në mënyrë që njerëzit të mos kenë nevojë të marrim libreza, por ta kenë thjesht në kartën e identitetit.