Karburantet do rriten edhe më shumë
18/03/2010 Shoqata e Hidrokarbureve sqaron arsyet e ndryshimit të çmimeve në pikat e shitjes
Bursa dhe kursi i këmbimit do të sjellin përkeqësim të mëtejshëm
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të karburanteve do të vijojë edhe më tej. Me një deklaratë të dhënë për mediat presidenti i kësaj shoqate, Luigj Alija, ka argumentuar arsyet e ndryshimit të çmimit të karburantit, fakt i publikuar në disa media. Sipas kësaj deklarate është rritja e bursës në arenën ndërkombëtare për një fuçi nafte si dhe ndryshimi i kursit të këmbimit të dollarit dhe euros që ka shkaktuar këtë pasojë. Ndërsa duke analizuar se në bursë një fuçi nafte do të shkojë deri në 100 USD është theksuar se dhe në të ardhmen do të ketë rritje të vlerës së arit të zi.
E ardhmja
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve gjykon se në të ardhmen do të ketë ndikime të tjera në tregun e hidrokarbureve. “Kështu, dalja nga recesioni i një numri të konsiderueshëm kompanish të njohura ndërkombëtare dhe i shteteve të prekura nga kriza globale, fillimi i rritjes ekonomike në këtë vende etj, pritet të sjellë domosdoshmërish një rritje të kostos së lëndëve të para, një ndër më kryesoret nga të cilat janë edhe hidrokarburet”, thuhet në deklaratë. Në deklaratën e dhënë për shtyp theksohet se parashikimet janë për një çmim në bursën ndërkombëtare të karburanteve jo më pak se 100 USD/fuçi, gjë që do të ndikojë domosdoshmërish edhe në luhatjet e çmimeve të këtij produkti brenda vendit. “Rritje çmimi priten të sjellin edhe ndryshimet e fundit të parashikuara nga qeveria shqiptare në ndryshimin e ligjit “Për taksat kombëtare” që pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Nga ky ndryshim pritet një rritje prej 1 lekë/litër (benzine apo diesel), që llogaritet si taksa e karbonit”, nënvizohet më tej. Ndërsa kërkohet që në kushtet e rritjes objektive dhe të pashmangshme të çmimeve, autoritetet shtetërore, institucionet e kontrollit të cilësisë, të rrisin nivelin e kontrollit dhe të mbikëqyrjes në tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar, subjekte abuzive të këtij tregu, të abuzojnë dukshëm kur ka rritje çmimesh në dëm të cilësisë së produkteve, duke dëmtuar jo vetëm barazinë në treg, por sidomos konsumatorin shqiptar.
Situate
Në njoftimin e dhënë për mediat shoqata thekson se në periudhën tetor 2009 – janar 2010 çmimet e bursës për produktet hidrokarbure kanë variuar nga 67 USD/fuçi deri në 72 USD/fuçi. Ndërkohë nga muaji janar 2010 deri në mars 2010 çmimet në bursë kanë njohur një kapërcim të dukshëm, duke kuotuar një fuçi naftë nga 79 – 83 USD/fuçi. Për këtë shoqatë këto luhatje dhe kapërcime çmimesh të kuotuara në bursën respektive janë përballuar në tregun e brendshëm në mënyrë graduale nga përdorimi i rezervave ligjore të sigurisë për karburantet, sipas legjislacionit në fuqi. Përdorimi i rezervave nga kompanitë e tregtimit ka mbajtur për një periudhë të konsiderueshme çmime konstante në tregun e shitjes me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, duke mos reflektuar luhatjet e përditshme të tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve. Me përfundimin e përdorimit të rezervave ligjore të sigurisë, importet e muajit të fundit dhe të ditëve në vazhdim kanë dhënë efekte në rritjen e çmimit të tregtimit të hidrokarbureve.
Argumenti i kursit të këmbimit
Një faktor, i cilësuar i rëndësishëm prej Shoqatës së Hidrokarbureve, që ndikon ndjeshëm në luhatjen e çmimit të këtyre produkteve ka qenë rritja e kursit të këmbimit USD/Lekë. Kështu deri në janar 2010 kursi mesatar i këmbimit të këtyre monedhave ka qenë 1 USD=93-95 lekë. Pas kësaj periudhë 1 USD këmbehet mesatarisht me 102-103 lekë.
Po këtë kapërcim ka bërë edhe monedha evropiane, euro, që për periudhën respektive ka lëvizur nga 130 lekë = 1 euro në 139 lekë= 1 euro. Edhe pse produkti nuk kuotohet në euro në bursën ndërkombëtare, ky ndryshim i kursit të këmbimit të monedhës evropiane me lekun shqiptar ka dhënë efektet e tij në rritjen e çmimit të karburanteve, duke qenë se rreth 10% e të gjitha shpenzimeve të kompanive hidrokarbure kryhen në këtë monedhë. Kështu shpenzimet për shërbimet portuale, për agjencitë detare, për siguracionet, etj, kryhen në monedhë evropiane, duke dhënë një efekt në koston përfundimtare të produktit të tregtuar.
Shumica e investimeve të kompanive të hidrokarbureve janë realizuar dhe po realizohen nga kreditime në euro (rreth 70 % e tyre) dhe kjo sjell një kosto në rritje në përllogaritjen e shpenzimeve korente të kompanive.