E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, fluks aplikimesh Rozeta Rapushi

Shqiptaret po ndergjegjesohen gjithnje e me shume, per tu pajisur me mjetet e reja te identitetit, si pasaportat biometrike si dhe kartat e identitetit. Si nje nga kushtet kryesore per te perfituar nga levizja e lire ne vendet shenjen, ne rast te dhenies se vendimit. Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, u shpreh dje se kerkesa per pajisjen me keto dokumente eshte rritur ndjeshem kohet e fundit dhe pritet qe vetem per pajisjen me pasaporta, te pajisen deri 1 milione shtetas shqiptar ne fund te vitit. Nderkohe qe dy here me e larte eshte kerkesa per karten e identitetit, qe sipas Ponit kerkesa ka arritur deri ne dy milione. "Deri me sot, kane aplikuar per tu pajisur me pasaporta biometrike mbi 670 mije shtetas. Nderkohe qe ky numer pritet te kete rritje gjate ketij sesioni veror nga ardhja e emigranteve", u shpreh Poni, teper i kenaqur me funksionimin e sistemit. Sipas tij, nga kerkesat e bera per pajisjen me pasaporta, 655 mije jane prodhuar dhe jane derguar tek qytetaret. Ky proces sipas numrit dy te ministrise, kerkon maksimalisht nje jave kohe, derisa te merren nga shtetasit qe kane aplikuar. Me mire sipas Ponit, po ecen procesi i pajisjes se shtetasve me karta identiteti. "Lidhur me pajisjen e shtetasve me karta identiteti, kemi nje sukses te dukshem, jane mbi 2 milion e 100 mije aplikime", informoi zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni. Ne kete kuader, ai u beri thirrje te gjithe shtetasve qe kane aplikuar per karta identiteti apo pasaporta biometrike, qe ti terheqin ato ne kohe. Pajisja e shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, eshte nje nga kerkesat e percaktuara ne udherrefyesin e liberalizimit te vizave. Shqiperia ashtu si Bosnje-Hercegovina, pret se shpejti marrjen e nje vendimi pozitiv per ceshtjen e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Ne menyre te detajuar, zevendesministri i Brendshem, Poni, beri te qarte per te gjithe shtetasit se nga aplikimi i nje pasaporte biometrike deri ne marrjen e saj, nevojitet vetem nje jave kohe. Ndaj sipas Ponit, te gjithe ata qe kane aplikuar, te paraqiten brenda nje jave, per terhequr pasaporten e tyre biometrike. E njejta gje vlen edhe per marrjen ne kohe te kartave te identitetit. Thirrja e Ponit, vjen ne nje kohe kur pritet te kete fluks per kerkesen e dokumenteve te reja, si pasoje e ardhjes se emigranteve per pushime ne Shqiperi.

Vizat, pritet vleresimi brenda muajit maj
Brenda fundit te ketij muaji, Komisioni Evropian pritet te jape vleresimin pozitiv, per liberalizimin e vizave si per Shqiperine ashtu edhe per Bosnje-Hercegovinen. Lajmi i mire per dy vendet e Ballkanit, u be publik disa dite me pare nga burime nga Strasburgu. Nderkombetaret, duket se e kane vendosur tashme, vendimin pozitiv per liberalizimin e plote te vizave dhe vendimi behet e ditur se do te jepet brenda ketij muaji. Deri me sot, zyrtare te larte te Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian etj, kane vleresuar hapat e bera ne kuader te liberalizimit te vizave per Shqiperine. Ne menyre te vecante prodhimi i dokumenteve te identitetit, sigurimi i kufijve dhe lufta kunder korrupsionit dhe trafiqeve. Cka pritet te sjelle se shpejti vendimin pozitiv per liberalizimin e vizave. Nga burimet, nuk behet e ditur data e sakte se kur do te jepet vendimi pozitiv, pra kur do te behet publik vendimi per liberalizimin e vizave. Por ajo cka konfirmohet eshte se nje lajm i tille, do te behet publik brenda muajit maj, pra ne dhjete ditet e mbetura te ketij muaji, ku Komisioni do te jape vleresimin pozitiv per levizjen e lire. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina jane dy vendet e Ballkanit Perendimor qe presin liberalizim te vizave. Ne fund te vitit te shkuar, vendimi pozitiv u dha per Malin e Zi, Serbine dhe Maqedonine, duke lene ende ne pritje Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Eurodeputetet se fundmi kane shprehur vleresimet per hapat e bera ne vendin tone, si dhe kane inkurajuar ne menyre te vazhdueshme perfeksionimin e kerkesave te percaktuara ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›