E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e KQZ të ndarë për hetimin e fletëvotimeve

TIRANE-Drejtuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor janë të ndarë në mendimet për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ata kanë qëndrime të kundërta sa i përket hapjes së kutive të materialeve zgjedhore dhe kutive të fletëve të votimit.

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh dje për cështjen e hapjes së kutive do të zbatohet ligji dhe Kushtetuta. Sipas tij, Kodi Zgjedhor specifikon që me hapjen e kutive fletët e votimit digjen, ndërsa materialet zgjedhore depozitohen në Arkivin e Shtetit. Në një intervistë dhënë për Radio Televizionin Publik, Ristani u shpreh se një hetim jashtë kornizave zgjedhore është një goditje e stabilitetit juridik shqiptar.
Nga ana e saj nënkryetarja e KQZ.-së Dëshira Subashi në një shkrim të botuar sot në Gazeta Shqiptare argumenton se transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 nuk e pengon as Kushtetuta dhe as Kodi Zgjedhor. Sipas saj ligji elektoral i trajton një lloj të dy llojet e kutive, dhe ato që kanë brenda fletët e votimit dhe ato të materialeve zgjedhore.

Deputeti i PD-së Enkelen Aliebaj e cilësoi dje antiligjore kërkesën e PS-së për pezullimin e djegies së kutive të fletëve të votimit, pas hapjes së materialeve zgjedhore. Nga ana tjetër deputeti i PS Ilir Beqja tha dje se duhej një hetim i plotë, pasi nuk ka logjikë të hetosh një pjesë të fakteve dhe të djegësh pjesën tjetër.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›