E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Vidohovës, hetim për babain e 3 vëllezërve të vrarë

KORCE- Xhevahir Mulliri, babai i tre vëllezërve të vrarë nga Besim Karaj më 29 janar 2010 në fshatin Vidohovë të Korcës do të ndiqet penalisht për organizim të protestave të paligjshme. Ndjekja penale u mor një ditë pasi zoti Xhevahir së bashku me familjarët e tij protestuan me arkivolë dhe fotot e tre fëmijëve të vrarë në qendër të qytetit të Bilishtit. Ata kundërshtojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Korcës e cila dënoi autorin Besim Karaj me 25 vjet për vrasjen e trefishtë dhe i kërkojnë drejtësisë dënimin e tij me burg për jetë.
Policia e Korcës ka vendosur hetimin e Xhevahir Mullirit në gjendje të lirë
Protesta
Me arkivolë të improvizuar, lule, kurora dhe qirinj familjarët protestuan dje për disa minuta në qendër të qytetit të Bilishtit dhe kanë bllokuar aksin e rrugës nacionale, janë zhvendosur para komisariatit të policisë.

Ngjarja e rëndë shokoi të gjithë fshatin Vidohovë, por dhe të gjithë opinionin publik më 29 janar të 2010. Besim Karaj, autori pasi kishte zbuluar lidhjen intime të bashkëshortes me më të madhin nga vëllezërit Mulliri, Besim Karaji vendosi të hakmerret me vrasjen e Taulantit 26 vjec, Xhevljanit, 23 vjec dhe Etlevanit vetëm 18 vjec.

Më 26 prill gjykata e Korcës vendosi dënimin me 26 vjet bugr të autorit, i cili kishte pranuar fajin, duke përfituar kështu 1/3 e dënimit, cka do të thoshte se ai përjashtohej nga dënimin me burg për jetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›