Kartat e identitetit, gati ne janar
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, dha dje afate konkrete se kur do te munden shqiptaret te pajisen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Ne nje raport para Komisionit parlamentar te Integrimit, Nishani premtoi se ne fillim te vitit te ardhshem, ne muajin janar, parashikohet nisja e shperndarjes se kartave te identitetit. Por, njekohesisht, dhe pasaportave te reja. "Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 do te kemi lista te sakta te zgjedhesve, si dhe karta identiteti per te gjithe shqiptaret", theksoi ministri Nishani. Sipas tij, duke u njohur me ecurine e punes deri me sot, pritet qe ne fillim te vitit te ardhshem te nise njekohesisht prodhimi dhe shperndarja e ketyre dy dokumenteve te rendesishme. "Pasaportat biometrike do te jene te pajisura me te gjitha elementet kryesore, si nje dokument, i cili do te jete i integruar me te gjitha sistemet e verifikimit te dokumenteve te identitetit te te gjitha vendeve te Bashkimit Evropian", saktesoi ministri. Sipas tij, dhe kostoja e perfitimit te dy dokumenteve te rendesishme nga shtetasit shqiptare nuk eshte shume e larte. Ministri Nishani tha se kostoja e pasaportave biometrike do te jete e njejte me ate qe kane edhe pasaportat aktuale, me cmim 5000 leke. Sipas ministrit, per zgjedhjet e ardhshme, gjithcka do te jete gati. Listat do te pastrohen nga emrat e shenuar me shume se nje here, apo dhe nga personat qe kane humbur jeten, por ende figurojne si zgjedhes. Ai siguroi deputetet e opozites se per zgjedhjet e ardhshme parlamentare cdo gje do te jete gati. "Do te shperndajme formulare per t'u plotesuar nga ata zgjedhes qe duhet te pajisen me karta. Dokumenti do te jete gati tri dite pas aplikimit', vijoi ministri. Nishani premtoi se per zgjedhjet e ardhshme do te realizohet dhe regjistrimi i emigranteve. Sipas tij, do te aplikohen metoda te tilla te verifikimit shtepi me shtepi te njerezve qe kane migruar. Gjate diskutimit para komisionit te integrimit, ministri Nishani premtoi gjithashtu se i tere procesi i prodhimit te kartave, listave te zgjedhesve apo regjistrimit te emigranteve do te behet transparent per te gjithe. Sipas kreut te Ministrise se Brendshme, te gjithe duhet te pajisen me karta e pasaporta sipas standardeve nderkombetare. Rozeta Rapushi
5000 leke Do te kushtoje nje pasaporte e re per te gjithe shqiptaret. Pasaportat biometrike, qe pritet te jene gati ne janar te vitit te ardhshem, do te kushtojne sa pasaportat aktuale per te gjithe shqiptaret.
1100 leke Do te kushtoje pajisja me nje karte identiteti. Karta, e cila do te jete e detyrueshme per t'u mbajtur nga te gjithe shtetasit, si dokument i rendesishem identifikimi do te perdoret per zgjedhjet parlamentare 2009.
5000 leke Do te kushtoje nje pasaporte e re per te gjithe shqiptaret. Pasaportat biometrike, qe pritet te jene gati ne janar te vitit te ardhshem, do te kushtojne sa pasaportat aktuale per te gjithe shqiptaret.
1100 leke Do te kushtoje pajisja me nje karte identiteti. Karta, e cila do te jete e detyrueshme per t'u mbajtur nga te gjithe shtetasit, si dokument i rendesishem identifikimi do te perdoret per zgjedhjet parlamentare 2009.