E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vatra e zjarreve deri tani nuk jane shqetesuese"

Rastet e zjarreve te rena nuk jane konsideruar si shqetesuese nga drejtuesit e Emergjencave Civile. Drejtori Alfred Olli ka thene se, "te 112 rastet e zjarreve te konstatuara deri me tani anembane vendit nuk konsiderohen shqetesuese per drejtuesit e emergjencave civile". Per kreun e Emergjencave Civile, kjo situate e krahasuar me te njejten periudhe te 1 viti me pare, ku u dogjen me qindra hektare pyje dhe kullota, nuk perben nje situate alarmi. Per kete ceshtje, drejtori Olli eshte shprehur nje dite me pare per mediet. Ai ka thene se e nuk behet fjale per situate emergjencash dhe se rastet e zjarreve kane qene kryesisht ne kullota. Sipas te dhenave te deritanishme, Qarku i Beratit dhe Fierit kane dhe rastet me te shumta te zjarreve ne vend. Nderkohe qe, ne nje interviste te disa diteve me pare per "KJ", Olli deklaroi se "ne kushtet aktuale qe jemi nuk disponojme njesine e mjeteve te luftimit nga ajri te zjarreve ne pyje, rendesi po i kushtohet kontraktimit te mjeteve ajrore nga kompani private, si dhe bashkepunimit me sherbimet e vendeve te tjera, per pjesemarrjen e tyre me mjete te tilla ne luften ndaj zjarreve ne pyje. Kemi kerkuar dhe kemi marre pergjigje pozitive nga vende si Greqia, Franca, Italia, qe do te na ndihmojne per shuarjen e zjarreve nga ajri". Gjithashtu, ai tregoi dhe zonat, te cilat jane me te me rrezikuara nga flaket. Sipas tij, duke pare gjeografine e vatrave te zjarreve gjate nje viti me pare, ne kemi disa zona, ne te cilat do mundohemi qe te shmangim flaket. Keshtu me te rrezikuara jane siperfaqet pyjore ne disa rrethe, si ne Kukes, Diber, Puke, Korce dhe Gjirokaster. Keto jane dhe rrethet qe kane dhe siperfaqet me te medha me pyje dhe gjithmone jane me te demtuar, se pjesa tjeter e vendit. Situata me e fundit e zjarreve ne vend ka bere qe Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave ne Qarkun e Gjirokastres te marre masa te rrepta per te penalizuar cdo keqberes qe tenton te djege per qellime personale kullotat dhe livadhet. Nje gje e tille eshte konfirmuar dje nga drejtoresha e Drejtorise se Pyjeve dhe Kullotave per Qarkun e Gjirokastres, Shero Rabi, e cila eshte shprehur se kete vit te gjithe fermeret, qe kane marre me qira kullota dhe livadhe, kane nenshkruar nje kontrate me kete institucion, ku theksohet se "mbajne pergjegjesi per cdo vater zjarri qe shfaqet ne kullotat e tyre". "Gjate vitit te kaluar, Qarku i Gjirokastres pesoi deme te medha ne stinen e nxehte, ndersa sivjet perdoruesit e kullotave dhe livadheve jane njohur me kushtet dhe te drejtat e tyre", ka pohuar drejtoresha Rabi. Ne Gjirokaster eshte shfaqur vetem nje vater zjarri, ne fshatin Llongo, 40 kilometra larg qytetit te Gjirokastres.

112 raste Eshte numri i zjarreve te rena ne te gjithe vendin per gjate gjithe muajve te pare te ketij viti. Drejtuesit e Emergjencave civile e kane cilesuar si jo shqetesuese kete fakt duke thene se ky nuk eshte nje numer i madh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›