Opozita kerkon qe qeveria te ule cmimin
Opozita vijon te jete dyshuese ne premtimin e qeverise se kartat e identitetit dhe pasaportat do te mund te shperndahen ne janar te vitit te ardhshem. Kete fakt e ritheksoi dje ne Komisionin parlamentar te Integrimit dhe kryetari Ilir Meta. Gjate diskutimit dhe degjimit te raportit te ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, per kete ceshtje, Meta hodhi dyshime se per gjashte muaj shqiptaret do te mund te kene ne dore kartat e identitetit. "Vonesat ne lidhjen e kontrates me kompanine fituese te tenderit te kartave, tregojne se premtimi juaj nuk qendron", reagoi Meta. Sipas tij, si eshte e mundur qe te nise prodhimi dhe shperndarja e kartave te identitetit ne janar 2009, kur qeveria nuk ka nenshkruar ende kontraten. "Keto vonesa jane te patolerueshme dhe faktet tregojne se jeni ende larg realizimit te premtimeve qe beni jo vetem ndaj nesh, por dhe Bashkimit Evropian dhe NATO-s", vijoi Meta. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim u ankua dhe ndaj cmimeve te caktuara per pasaportat e reja dixhitale, si dhe kartat e identitetit. Sipas tij, shume familje te varfra ne Shqiperi nuk do te mund te perballojne blerjen e tyre. Sidomos ne rastet kur behet fjale per familje me shume anetare e te keputur nga gjendja ekonomike. "Qeveria duhet te nderhyje ne keto raste e te ndihmoje familjet te pajisen me keto dokumente. Ne te kundert, shume prej tyre nuk do te mund t'i blejne ato", theksoi Meta. Nje shqetesim i tille eshte ngritur dhe me pare nga opozita ne komisione parlamentare. E per kete ceshtje, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, nuk mundi te jape nje shpjegim se do te realizoje qe te gjithe shtetasit shqiptare qe kane mbushur moshen, te pajisen me karta identiteti.