Trafiku i armëve, Akuza administron dëshminë e Trebickës
Prokuroria të cilat i është referuar tv NEWS24 thonë se dëshmia e Trebickës është një pjesë e rëndësishme e dosjes hetimore të trafikut të fishekëve dhe një provë e rëndësishme materiale.
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme administron si provë materiale dëshminë e të ndjerit Kosta Trebicka, i cili denoncoi trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit, menjëherë pas tragjedisë së rëndë të 15 marsit 2008. Burime nga Prokuroria të cilat i është referuar tv NEWS24 thonë se dëshmia e Trebickës është një pjesë e rëndësishme e dosjes hetimore të trafikut të fishekëve dhe një provë e rëndësishme materiale.
Prokuroria e Përgjithshme ka vecuar hetimin e tragjedisë së Gërdecit ku janë të akuzuar 29 persona, mes të cilëve dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dhe hetimin e trafikut të municioneve mes ndërmarrjes shtetërore MEICO dhe kompanisë amerikane me president Efraim Diverolin, AEY.
Hetimet për dosjen e trafikut të municioneve priten të plotësohen me letërporositë që do të vijnë nga SHBA me dëshminë e Efraim Diverolit dhe hetimeve të prokurorisë vendase.
Denoncuesi i tregtisë së fishekëve drejt Afganistanit Kosta Trebikca i cili humbi jetën në një aksident misterioz dëshmoi në prill të vitit të kaluar takimet që zhvilloi me Fatmir Mediun, në atë kohë ministër i Mbrojtjes dhe Ylli Pinarin, drejtorin e MEICO-s.
Ai ka dëshmuar në prokurori gjithçka dinte për kontratën e MEICO dhe komp. Amerikane AEY. Në dosjen hetimore janë të përfshira dhe bisedat telefonike mes Trebickës dhe Diverolit. Skandali i trafikut të armëve u denoncua menjëherë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec edhe nga e përditshmja prestixhioze amerikane “Neë York Times”.
Nga shpërthimi i 28 marsit në Gërdec gjetën vdekjen 26 persona, mbi 300 u plagosën ndërsa u shkatërruan mijëra objekte ndërtimi, banesa e godina biznesi.
(s.g/BalkanWeb)