E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, radhë në zyrat e aplikimit

E shtuna nuk ka qenë një ditë e qetë për punonjësit e zyrave të aplikimit për kartat e identitetit. Edhe pse fundi i javës është planifikuar punë për këto njësi, me qëllim shmangien e konfuzionit dhe rradhëve të gjata, dita nuk ka qenë aspak e tillë. Pranë këtyre zyrave ka pasyr një dyndje të madhe njërëzish,që për të depërtuar deri brenda janë detyruar të mbajnë radhë ëpr orë të tëra.Një situatë tjetër ka qenë ajo pranë zyrave postare. Njerëzit kanë blerë kupona për aplikimin e kartës, pa shumë vështirësi dhe pa mbajtur shumë radhë të gjata. Autoritetet pranë Postës Qendrore deklarojnë se deri të shtunën janë shitur 27 mijë mandat- pagesa, ndërkohë që pritet një tjetër furnizim në ditët në vijim.Aktualisht zyrat postare kanë në zotërim edhe 7 mijë kupona për kartat e identitetit. Por kjo javë e parë e nisjes së procesit për t'u pajisur me letërnjoftimin elektronik, ka qenë vërtet të intensive, pasi brenda këtij harku kohor ëhstë shitur një numër rekord kuponash për qytetin e Tiranës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›