Kampusi univeristar,punimet nisin këtë vit
Universiteti i Tiranës do të ketë më në fund kampusin e tij. Institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, ka tashmë gati edhe projektin e realizuar, i cili pritet të marrë konfirmimin nëpër instancat përkatëse dhe të nisë të ndërtohet brenda këtij viti. Ky kompleks universitar do të ketë në përbërje tre godina për mësim, të cilat do të mund të mbajnë 1-12 mijë studentë, një bibliotekë gjigande, një mjedis për konferenca si dhe ambjentet sportive. Terreni ku do të ndërtohet kampusi, është përcaktuar të jetë tek mjediset sportive pranë qytetit studenti.Sipas rektorit të UT, ky project parashikohet të zgjidhë përfundimisht problemet e mëdha të mjediseve mësimore.Për realizimin e këtij projekti do të duhen 23 milion euro. Një pjesë e të cilave do të alokohen nga të ardhurat e Universitetit të Tiranës dhe pjesa tjetër mendohet të sigurohen nga qeveria dhe donatorë. I gjithë projekti parashikohet të përfundojë brenda një harku kohor 3- vjeçar. Në fazën e parë do të ndërtohen mjediset mësimore, në të dytën biblioteka dhe sallat e konferencave dhe në fazën e fundit terrenet sportive.