Thaçi:Bisedime me Beogradin vetëm si të barabartë
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se kabineti i tij qeveritar do të jetë i gatshëm të zhvillojë bisedime me Serbinë për çështje teknike, në cilësinë e dy shteteve të pavarura. Por kryeministri kosovar Thaci është shprehur se këto bisedime do të mund të zhvilloheshin vetë. me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. "Institucionet e Republikës së Kosovës mirëpresin ndihmesën e faktorit ndërkombëtar. Pra, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Europian dhe të NATO-s", theksoi Hashim Thaçi.Sipas tij, pjesëmarrja e misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në këto bisedime teknike është e panevojshme, pasi siç u shpreh kryeministri i Kosovës Thaçi, roli i UNMIK-ut tashmë është i tejkaluar. Ndërkohë që edhe analistë kosovarë kanë deklaruar se bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të fillojnë sa më parë për çështjet e kontestuara, mirëpo sipas tyre, vetëm si dy shtete të pavarura.