Kartat e identitetit, sot fillon aplikimi në Tiranë
Nis sot në Tiranë procesi i aplikimit të shtetasve shqiptarë me kartat e identitetit. Vendndodhja e tyre për kryeqytetin, që nis i pari aplikimin, është pranë çdo njësie bashkiake ku është i regjistruar qytetari. Fillimisht do të bëhet pagesa prej 1200 lekësh në një nga filialet e postës dhe më pas duhet shkuar për t‘u kryer aplikimi pranë çdo njësie bashkiake.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka shpërndarë në të gjithë administratën urdhrin për të aplikuar për letërnjoftimet e reja dhe më pas për të shkuar pranë njësive bashkiake përkatëse, që të dorëzohen edhe shenjat e gishtërinjve. Në këtë urdhër, të gjithë nëpunësve të të gjitha ministrive u është bërë e ditur se do t‘u mbahen nga pagesa e tyre mujore 1200 lekë për kartat e identitetit, dhe në rast se ata dëshirojnë, mund t‘u mbahet edhe shuma prej 5 mijë lekësh të reja për pasaportat biometrike.
Aplikimi
Së pari, për të aplikuar duhet bërë pagesa dhe qytetari duhet të paraqitet pranë postave, në mënyrë që të kompletohet me të gjithë elementët. Aplikuesi mund të identifikohet me një nga dokumentet e zakonshme dhe pastaj do të nisë procedura me marrjen e gjurmëve të gishtave dhe fotografimin. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka sqaruar dje se procesi i aplikimit për një person nuk do të zgjasë më shumë se pesë minuta. Do të paraqitet formulari, më pas do të bëhet verifikimi i identitetit nëpërmjet regjistrit elektronik të gjendjes civile, do të merren shenjat e 10 gishtave, do të bëhet fotografia dixhitale dhe më pas do të vendoset në formularë edhe firma, e cila do të kopjohet në kartën e identitetit. Pas kësaj, qytetari kthehet pas dy javësh për të marrë letërnjoftimin e tij, në vendin që ka aplikuar, pasi dokumenti aktivizohet dhe funksionon vetëm me shenjën e gishtave të personit që i përket. Zëvendësministri Poni i ka dhënë përgjigje edhe shqetësimit të ngritur nga opozita për informimin e pamjaftueshëm të publikut rreth procesit të aplikimit.
"Dua të sqaroj qytetarët që mjaftojnë të vijnë në këtë zyrë për këto procese që mund të kryhen lehtë fare. S‘kanë nevojë të marrin certifikatat, pasi gjithçka është e lidhur me regjistrin", tha Poni. Pas 12 janarit, procesi i aplikimit për letërnjoftimet do të nisë në të gjitha qytetet e vendit dhe Ministria e Brendshme garanton se fundi i janarit do ta gjejë të gjithë Shqipërinë nën aplikim. "Sistemi do të plotësohet në të gjithë Shqipërinë në fund të janarit, ndërkohë që ne do të shtojmë orët e punës", është shprehur zëvendësministri i Brendshëm.