E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit,Berisha:Kompensim për disa kategori

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se për disa kategori qeveria do të kompensojë vlerën e kartave të identitetit. Kështu, për pensionistët kjo vlerë do të jetë 800 lekë, për studentet dhe shtresat në nevojë, vlera e kartave do të jetë 500 lekë. Edhe punonjësit e administratës do ta marrin kartën e identitetit me vlerën 1 mijë lekë, ndërsa pjesa tjetër do të paguajë 1200 lekë për t'u pajisur me dokumentin e ri, shpërndarja e të cilit duhet të perfundojë brenda datës 15 shkurt. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha reagoi edhe për rrëzimin e buxhetit të bashkisë ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke shtuar se nëse do të ishte rrëzuar në parlament buxheti i qeverisë, atëhere ai do të kishte dhënë dorëheqjen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›