E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila Vodafone, mjedisi festiv më i bukur

14/01/2009  Gjatë ndërrimit të viteve

Surpriza më e këndshme festive për banorët e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve u servir në rrjetin e dyqaneve Vodafone, sidomos në dyqanin e njohur si “Vila Vodafone”. Fundviti 2008 ishte përgatitur me mjaft kujdes nga kompania më e madhe celulare në Shqipëri dhe qëllimi ishte që “Vila Vodafone” të kthehej në pikën më të bukur në kryeqytet. “Realizuam një mjedis të tillë festiv kaq të veçantë me qëllimin e vetëm për të falënderuar forcën më të madhe të kompanisë Vodafone që janë klientët tanë të mrekullueshëm”, - tha drejtori i Shitjeve të kompanisë, Dimitris Tsorbatzoglou. “Të gjithë ne që punojmë për Vodafone ndjehemi veçanërisht të kënaqur kur shikojmë se mjedisi festiv te “Vila Vodafone” nuk ka pushuar të jetë i mbushur me shumë njerëz, të cilët fotografohen vazhdimisht së bashku me familjarët e tyre”, - shton Tsorbatzoglou. Pema e festave 6.5 metra e lartë, dekorimi i saj impresionues, drerët e ndriçuar me shumë shije dhe ravijëzimi ornamental dhe elegant i “Vilës Vodafone” ishin fryt i punës mjeshtërore të kompanisë së marketingut “Le Spot Productions Albania”, që bëri të mundur krijimin e këtij mjedisi kaq të dashur jo vetëm për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë ata vizitorë të ardhur nga qytetet e tjera dhe nga jashtë Shqipërisë për të shijuar atmosferën e festave të fundvitit në Tiranë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›