E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia për sektorin privat ka shënuar rritje



Kredia për sektorin privat ka vazhduar të shënojë rritje edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga BSH-ja, raporti i portofolit të kredisë ndaj depozitave arriti përkatësisht në 63 për qind dhe 43 për qind në fund të muajit nëntor. Ndërkohë që pas muajit shtator, struktura e portofolit të kredisë sipas monedhave shfaqi një normë më të lartë të rritjes vjetore të kredisë në lekë. Ecuria e portofolit të kredisë sipas klientelës tregon norma vjetore të rritjes më të larta të kredisë për biznese kundrejt asaj për individë. Në ndryshim nga pjesa e parë e vitit, në gjashtëmujorin e dytë vihet re një tendencë për zvogëlimin e portofolit të kredisë për degët “ndërtim” dhe “tregti”, dhe një rritje e lehtë për degën “industri”, bën të ditur BSH-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›