“Kartat”, ende s;ka nisur procesi i aplikimit në Fier
Aplikimi për pajisjen me karta në Fier, nuk ka nisur ende edhe pse në zyrat e postës ka filluar shitja e kuponave. Shkak për ngrirjen e procesit është bërë mos instalimi i një kablli optik nga zyrat e Bashkisë në ato të gjendjes civile.
FIER- Aplikimi për pajisjen me karta identiteti në qytetin e Fierit në zyrat e gjendjes civile, nuk ka nisur ende edhe pse në zyrat e postës ka filluar shitja e kuponave. Arsyeja kryesore mbetet mos instalimi i një kablli optik nga zyrat pranë Bashkisë në zyrat e gjendjes civile. Të katër zyrat që ndodhen në mjedisin e katit të parë të Bashkisë Fier kanë mëse tre ditë që janë të mbyllura. Mësohet se zyrat ishin të pajisura me të gjitha mjetet e domosdoshme për këtë proces shumë të rëndësishëm.
Ndërsa posta shqiptare është në dispozicion me mbi 20 sportele për shitjen e 20 mijë kuponave që do tu shpërndahen qytetarëve.
Shtrirja e një kablli optik nga zyra e regjistrimit pranë Bashkisë Fier në zyrat e gjendjes civile është ngërçi kryesor që ka ngrirë këtë proces. Kompania nuk ka mundur të bëj të këtë në kohë për arsye teknike dhe deri tani nuk dihet se kur do të bëhet i mundur rikuperimi teknik. (a.r/news24/balkanweb)