E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS,Shamku: Kaosi dhe terri janë fytyra e kësaj qeverie

Sistemi arsimor në kaos të plotë, 700 mijë familje ende pa rimbursim të teksteve shkollore, studentët universitare pa përgjigje për diplomat e 3-vjecarit, kanë qënë akuzat që Ledi Shamku, anëtare e komisionit të edukimit në PS ka drejtuar ndaj Ministrisë së Arsimit. 

TIRANE- Partia Socialiste ka hedhur akuza kundër Ministrisë së arsimit duke thënë se arsimi në vend është shndërruar në një kaos të vërtetë. Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare në PS, Ledi Shamku ka renditur një sërë faktorësh të cilat sipas saj përbëjnë problemet kryesore të arsimit në vend.

Shamku ka denoncuar pamjaftueshmërinë e informacionit për kushtet në të cilat maturantët e sivjetëm do të pranohen në Universitet, për mosmbajtjen e premtimit të qeverisë për rimbursimin e teksteve shkollore dhe për lënien pezull të problemit të diplomave për studentët e trevjeçarit.

“Maturantët e sivjetëm presin me ankth të mësojnë ç’peshë do të ketë sivjet mesatarja për t’u pranuar në universitet, por lajmësat e Ministrisë nuk e kanë idenë për këtë. E si të mos mjaftonte, mbi 700 mijë familje shqiptare presin prej muajsh që tekstet shkollore t’u rimbursohen 100%, sikundër u patën premtuar. Studentët universitarë vijojnë të mos marrin asnjë përgjigje nga MASH-i se ç’do të bëhet me diplomat e trevjeçarit.”-ka thënë Shamku gjatë një konference për gazetarët.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›