E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: Disa zona në Tiranë pa drita. Punime në nënstacion.

Kryhen punime në nënstacionin e Sharrës dhe linjën 110 Kv Selitë –Sharrë. Disa zona të Tiranës pa drita nga ora 09:00-17:00. 

TIRANE- Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njoftoi se do të kryejë gjatë ditës së sotme punime në nënstacionin e Sharrës dhe linjën 110 Kv Selitë -Sharrë, në kuadër të investimeve për linjat e transmetimit të energjisë elektrike.
Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se si pasojë e këtyre punimeve do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00-17:00" në zonen e Tiranës së Re, Selitës, Bllokut, Kombinatit dhe Ndroqit.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›