E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ditë pas deklarëst së zv/ministrit bllokohen subjektet e paligjshme të tregtimit të gazit

Duke filluar nga dita e djeshme, janë bllokuar 21 pika të tregëtimit të gazit në Kryeqytet, të cilat në mënyrë të paligjshme dhe jashtë të gjitha rregullave teknike, tregëtonin gazin e lëngshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në ministrinë e Brendëshme, Dilaver Laçi, konfirmoi sot se "me vendim të Këshillit të Ministrave, ka filluar operacioni për pezullimin e aktivitetit privat të atyre shtetasve, të cilët në mënyrë të jashtëligjëshme dhe jashtë të gjitha rregullave teknike,  tregëtojnë gaz të lëngëshëm". Në këtë aksion, i cili do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, sipas drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës, janë angazhuar strukturat e ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Brendëshme si dhe shërbimet e Policisë Ndërtimore . Kryesisht, ky aksion, i cili ka filluar me Tiranën, e cila numëron rreth 45 subjekte të paligjëshme, sipas Laçit, është përqendruar në ato pika që përbëjnë rrezik për banorët. Sipas burimeve të mësipërme,  ky aksion do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›