Kartat, problemet e para me shenjat e gishtave
Luljeta Ndoka
Dita e pare e aplikimit per kartat e identitetit eshte shfaqur me probleme. Ne filialet e Postes, ka pasur radhe te gjata ndersa ne Njesite Bashkiake, disa persona kane pasur probleme me regjistrimin ne aparatura, si dhe me marrjen e shenjave te gishterinjve. Si rezultat, jane krijuar nje sere vonesash, ndersa qindra qytetare kane mbetur pa kupone, per shkak se jane mbaruar shume shpejt.
Posta
Probleme ne diten e pare te aplikimeve per pajisjen me karta identiteti. Radha te gjata qytetaresh jane neper filialet e postave per te bere pagesat. Sipas informacioneve te fundit, problemet nisin qe me mungesen e kuponeve per te bere pagesen prej 1200 lekesh ne poste. Sipas postes, ne te gjitha deget jane shperndare 4 mije kupone, per pagesat dhe pritet furnizimi me kupone te tjere shtese, per shkak te fluksit te njerezve. Nje fluks i madh qytetaresh jane vene re dje edhe prane Njesive Bashkiake te kryeqytetit per te aplikuar per kartat e identitetit. Qindra qytetare jane dyndur qe ne mengjes, drejt zyrave te postave per te bere pagesen fillestare. Po ashtu, mesohet se brenda ores 08.30 minuta, ne zyrat postare nuk ka pasur me asnje kupon. Nderkohe, Armand Teliti, drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile e konsideroi si nje fillim te mbare diten e pare te aplikimit te shqiptareve per kartat e identitetit."Eshte fillim i mbare per shkak te deshires dhe gatishmerise se qytetareve, per me marre kartat e identitetit. Kjo shenon mbylljen e kalvarit te gjate per te marre certifikatat dhe shqiptaret do prezantohen ndryshe, ne cdo vend te botes", u shpreh Teliti. Lidhur me kundershtimet e opozites per procesin e kartave te identitetit, Teliti u shpreh, "Opozita ka objeksionet e veta, por do ftoja opoziten qe te pranonte realitetin, se regjistri shqiptar tashme ekziston, kemi nje regjister me te gjitha te dhenat e shqiptareve, regjister unik kombetar dhe kemi nje software shume te mire, te permiresimit te te dhenave".
Siguria
Sipas drejtorit te Pergjithshem te Gjendjes Civile, bashkimi i numrit unik te identitetit dhe shenjave te gishtave, e ben karten e identitetit te paperseritshme dhe te pafalsifikueshme. Me diten e djeshme, sipas Telitit eshte shenuar fundi i radheve per certifikata. Sa i perket pajisjes me karta te emigranteve, Teliti shpjegoi se per shkak te nevojes se prezences se personit per te marre shenjat e gishtave, per t'u pajisur me karte duhet te pritet ardhja e emigranteve per t'i pajisur me karta identiteti. Teliti theksoi se se shpejti pajisja me karta identiteti, do te behet edhe ne rrethe. Ky proces perfundon ne fund te janarit, per te gjithe Shqiperine". Ne fakt, mesohet se dje nuk ka ecur sic duhet procesi, per shkak te disa problemeve teknike. Keshtu, neper minibashki u krijuan vonesa per shkak te disa problemeve, me shenjat e gishterinjve dhe me aparaturat. Sic behet e ditur, hapi i pare per te marre karten e identitetit eshte pagesa e tarifes prej 12 mije lekesh te vjetra, prane cdo zyre postare per leternjoftimin. Nderkohe qe pagesa mund te behet edhe prane institucioneve ku qytetaret punojne, nga ku duhet te marrin nje kupon qe deshmon kryerjen e pageses.
4 Mije Kupone per pajisjen me karta identiteti, jane terhequr qe dje ne mengjes nga qytetaret e Tiranes. Megjithese ka pasur vonesa, mund te thuhet se procesi ka nisur, madje drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile e ka quajtur kete si nje fillim te mbare.
08.30 Ora Kur qytetaret i kane "perpire" te gjithe kuponet qe u ishin vene ne dispozicion Njesive Bashkiake. Megjithate, u premtua se shume shpejt do te behet furnizimi me kupone te tjere shtese, per shkak te fluksit te njerezve, qe ka qene i paparashikueshem.
Njesite
Njesite Bashkiake me problematike kane qene Njesia nr.11, dhe ajo numer 2. Pikerisht tek to, kishte njerez qe qendronin per nje kohe te gjate brenda, per shkak te problemeve me aparaturat. Problemet kishin te benin me regjistrimin e te dhenave.