Greqia pritet te miratoje javen e ardhshme MSA e Shqiperise me BE
Deputetet e Parlamentit grek te cilet moren pjese dy dite me pare ne ceremonine e 18 vjetorit te OMONIA-s, deklaruan se ky Parlament pritet ta ratifikoje javen e ardhshme marreveshjen e Stabilizim-Asocimin mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Keshtu sipas ketyre deputeteve, nuk ka asnje arsye e cila te ndaloje pengimin e kesaj marreveshje te rendesishme nga ana e Parlamentit te Greqise. Deputetet kane theksuar se tashme qe mes Greqise dhe Shqiperise u zgjidh edhe ceshtja e varrezave te ushtareve greke, te rene gjate luftes se dyte Boterore, nuk ka asnje arsye tjeter ta mbaj peng procesin e ratifikimit te kesaj marreveshje. Nje paralajmerim te tille e kishte bere kohe me pare dhe shefja e diplomacise greke, Dira Bakojanis. Keshtu Greqia eshte edhe vendi i fundit, i cili pritet te ratifikoj kete marreveshje te rendesishme mes Shqiperise dhe BE-se.