E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, neser raporti ne Bruksel

Komiteti Nderministror i Integrimit, i drejtuar nga kryeministri Berisha vendosi diten e djeshme qe ne daten 14 janar, raporti mbi liberalizimin e vizave i pergatitur nga Ministrite dhe Agjencite shqiptare, do te dorezohet ne Bruksel. Ky raport qe do te dorezohet nga ana e ambasadores sone ne Bruksel, do te permbaje te gjitha pikat e zbatuara nga ana e pales shqiptare, mbi permbushjen e detyrimeve per arritjen e liberalizimit te vizave me BE-ne, si kusht per levizjen e lire te qytetareve shqiptare. Kryeministri Berisha deklaroi se ky raport po dorezohet pas marrjes se pyetesorit nga ana e ministrit te Puneve te Jashtme, te dorezuar nga Drejtori i Pergjithshem ne Komisionin Evropian, pas shqyrtimit te te gjithe problematikes dhe detyrimeve qe rrjedhin nga ky pyetesor, nga te gjitha institucionet e vendit. Ne kete kuader kryeministri Berisha deklaroi se ky proces po ecen ne kursin e tij shume te mire, pas vizites qe beri ne Tirane, Zevendespresidenti i Komisionit Evropian Franko Fratini. Sipas tij, pergjigjet per kete pyetesor kane pasur nje impakt qartesisht pozitiv. Po keshtu, dy dite me pare me ane te nje deklarate per shtyp, Ministria e Jashtme theksoi se mazhoranca aktuale, do te permbyll me sukses procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Ne kete menyre me ane te nje deklarate per mediat, Ministria e Jashtme theksoi se qeveria ne baze te reformave te rendesishme qe ka ndermarre dhe po vazhdon te kryeje, e sheh procesin e liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian, mese te mundshem dhe te realizueshem. Duke u nisur nga kjo bindje nepermjet deklarates perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme, i bejne thirrje opozites ne vend, qe te mbaj qendrime konstruktive ne lidhje me kete proces shume te rendesishem per qytetaret shqiptare dhe te behen pjese kontribuuese, e ketij procesi te rendesishem.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›