E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jo dhune ndaj Bazes, qe s'eshte miku im

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama mbeshtet botuesin e gazetes Tema, Mero Baze dhe i beri dje thirrje kryeministrit Sali Berisha, qe te terhiqet nga rruga e dhunshme policore ndaj medias. "Mero Baze nuk eshte miku im. Nuk eshte as i njohuri im. Gazeta "Tema" eshte sot shenjestra e pushkes politike, qe Mero Baze ka mbushur per vite me radhe per te qelluar mbi krijesa mediatike te shpallura armiqesore nga Sali Berisha. Por liria dhe e drejta e Mero Bazes, per ta thene lirisht ate qe mendon jane liria dhe e drejta e gjithsecilit prej nesh, prandaj une jam sot ne krah te gazetarit dhe botuesit qe kurre s'ka qene ne krahun tim", tha Rama. Sipas tij, Gazeta "Tema" eshte sot e dhunuar nga ushtrimi abuziv e i paligjshem i forces se shtetit, prej nje kryeministri qe detyron policine te veproje ne kundershtim me vendimin e gjykates. Ndaj dhe theksoi se kjo eshte arsyeja, se pse eshte ne krah te kesaj gazete sot. Rama i beri thirrje prokurorise, qe te coje perpara ligjit urdheruesit e rrethimit policor, te redaksise se gazetes Tema.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›