E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Pa karta per qytetaret s'ka zgjedhje ne Shqiperi

PS dhe LSI shprehen dje shqetesimin per pajisjen ne kohe te qytetareve me karta identiteti dhe vune theksin ne mungesen e transparences, se realizimit te ketij procesi. Kryetari i PS-se per Tiranen, Besnik Bare tha dje se nuk ka asnje plan se si do shperndahen kartat dhe sa kohe nevojitet. "Sali Berisha duhet ta kete te qarte qe pa pajisjen me karta identiteti te te gjithe qytetareve, nuk ka zgjedhje ne Shqiperi. Ne jemi gati t'i ofrojme planin tone qe garanton sukses, nderkohe qe procesi pa plan i qeverise eshte i deshtuar", tha Bare. Sipas tij eshte e domosdoshme qe te funksionohet ne baze te nje strategjie te sakte, qe zgjedhjet t'i gjejne shqiptaret te pajisur me mjete identiteti. Po keshtu, nenkryetari i LSI-se, Dritan Prifti tha se nisja e shperndarjes se kartave te identitetit, u be me nje mungese te theksuar transparence. "Ka nje mungese te theksuar te transparences. I bejme thirrje qeverise dhe kompanise, e cila ka fituar koncesionin per dhenien e ketyre kartave te identitetit, te filloje menjehere sqarimin e opinionit publik dhe per dokumentacionin qe duhet te shoqeroje procesin, te publikohen ne media, por edhe ne vende publike", tha Prifti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›