E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, studentet kunder sanksioneve

Luljeta Ndoka

"Studentet nuk kane pse te penalizohen, ne rast se nuk bejne kartat e identitetit". Eshte ky mendimi i shprehur publikisht nga dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj. Ai duket se ka dale ne mbeshtetje te studenteve, duke dhene edhe argumente, se pse nuk duhen ndermarre sanksione ndaj studenteve. Megjithate, dekani i Filologjikut thote se ende nuk ka mberritur ndonje shkrese zyrtare qe te flase per penalizime konkrete, ndaj ketyre te rinjve. Megjithate, ne parim Rrokaj e ka kundershtuar nje qendrim te tille.

Reagimi

Profesor Shezai Rrokaj thote se pajtohet me thirrjen e ministrit te Arsimit, Fatos Beja per t'u pajisur me karta, por jo me penalizmin. "Futja ose mosfutja ne provime, nuk e dime nese pajtohen me te drejten e pasjes apo mospasjes se kartes se identitetit, por detyrimi qytetar per te pasur nje karte identiteti me te cilen duhet votuar ne mungese te nje pasaporte, eshte detyrim legjitim. Une pajtohem me kete thirrje te ministrit, po jo me faktin qe ata qe nuk pajisen, te humbasin vitin akademik", thote dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise. Nderkohe sipas tij, problem mbetet se ku do te votojne studentet, ne vendet ku ata studiojne, apo ne vendlindjen e tyre. "Ne nje fare menyre, ne kemi percaktuar edhe strukturen e vitit, ne te cilen percaktohet dhe sezoni i provimeve", thote Rrokaj. Ai ben me dije se keto jane gjera qe jane parashikuar edhe me pare, porse nuk e di se si do te zgjidhet problemi i vendvotimit te studenteve. Deri tani, jane percaktuar listat paraprake te zgjedhesve, por ende nuk jane marre masa konkrete, se ku do te votojne studentet.

Thirrja e MASH

Reagimet e drejtuesve te fakulteteve, por edhe te vete studenteve, vijne pas thirrjes qe Ministria e Arsimit, iu beri te gjithe studenteve pa pasaporte qe te aplikojne per kartat e identitetit, deri ne date 1 maj. Keshtu, kreu i ketij dikasteri, Fatos Beja iu drejtua publikisht studenteve se "karta e re e identitetit tone shteteror, eshte e parametrave me te larta ne Evrope dhe iu perafron ju, denjesisht me studentet perendimore". Sipas tij, cmimi prej 200 lekesh qe vendosi qeveria, per te gjithe ata studente qe nuk kane pasaporte dhe aplikojne per ID deri ne 1 maj, e lehteson procesin e aplikimit. "Une ju ftoj te promovojme bashkerisht me shoqatat tuaja studentore dhe profesoret tuaj, qe ne daten 1 maj te mos kete student pa pasaporte, qe nuk ka aplikuar per ID", iu drejtua Beja studenteve. Pikerisht pas kesaj thirrjeje, drejtuesit e fakulteteve e mbeshteten Bejen, por shprehen mospajtimin me sanksionet e vendosura nga Ministria e Brendshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›