Prishtina: S'ka devijim nga Plani i Ahtisaarit
Zijadin Gashi
Presidenti dhe kryeministri i Kosoves kane hedhur poshte idene e ndryshimeve te mundshme ne Planin e Ahtisaarit, sic propozon Fondacioni per Marredhenie Nderkombetare dhe Dialog te Jashtem, me seli ne Madrid. Kosova nuk do te shmanget nga zbatimi i Planit te Ahtisaarit, thane sot udheheqesit e institucioneve te Kosoves. Presidenti dhe kryeministri i Kosoves thane dje se Plani i Ahtisaarit paraqet nje marreveshje, por edhe kompromis qe Kosova ka bere per te arritur shtetesine e saj. Nderkaq, duke iu referuar nje analize te bere nga Fondacioni per Marredhenie Nderkombetare dhe Dialog te Jashtem, me seli ne Madrid, qe Plani Ahtisaari duhet te zevendesohet me nje plan alternativ, presidenti Fatmir Sejdiu tha se kjo ceshtje tashme eshte e mbyllur dhe se Kosova po zbaton dhe do te vazhdoje ta zbatoje Planin e Ahtisaarit, ne marreveshje me miqte e saj nderkombetare. "Kosova mendon ashtu sic ka menduar Evropa bashke me Kosoven. Ne kemi kapercyer nje proces te madh, te gjate kohor dhe shume te veshtire te kompromiseve te medha dhe ne baze te ketij projekti, doli deklarata e njohjes se Republikes se Kosoves, ku nenvizohet Projekti Ahtisasri. Ne jemi besnike se do ta realizojme, jemi angazhuar, nuk e kemi me hile", - ka deklaruar Sejdiu.
Nderkohe, edhe kryeministri Hashim Thaci tha se Plani i Ahtisaarit i ka hapur rrugen pavaresise se Kosoves, e cila sot eshte njohur nga vendet me te fuqishme boterore dhe e cila synon qe te jete pjese e integrimeve euroatlantike. "Plani i Ahtisaarit eshte ai qe eshte dhe plani per Kosoven evropiane eshte vizion i institucioneve te Kosoves, eshte vullneti i popullit dhe eshte mbeshtetje nderkombetare, qe Kosova te jete pjese e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", ka thene Thaci. Ndersa kane perjashtuar mundesine e shmangies nga zbatimi i Planit te Ahtisaarit, udheheqesit kosovare edhe sot i kane kundershtuar shkrimet dhe akuzat kunder luftes se ish-UCK-se per, sic thuhet, krimet e bera gjate kohes se konfliktit, sidomos ne zonen e Kukesit ne Shqiperi. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se edhe institucionet e Kosoves krahas EULEX-it jane te interesuara te zbardhen keto akuza, per te vertetuar, sic tha ai, pastertine e luftes se UCK-se. "E gjithe kjo eshte ne sherbim te nje propagande qe ka qene e drejtuar jo vetem gjate, por edhe para luftes ndaj te gjitha atyre forcave politike qe kane luftuar per pavaresine e Kosoves", pohon Krasniqi.
Nderkohe, kryeministri Hashim Thaci i ka cilesuar akuzat si shpifje jo vetem kunder UCK-se, por edhe kunder sukseseve qe kane arritur keto vitet e fundit shqiptaret ne pergjithesi. "Sot, Shqiperia eshte ne NATO, kurse NATO eshte ne Kosove. Keshtu qe natyrisht se jo cdokush i gezohet ketij suksesi, sepse shqiptaret jane bere faktor i stabilitetit ne rajon. Vlerat e UCK-se jane vlerat e te gjithe shqiptareve, prandaj keto jane sulme qellimkeqija ne kohen e progresit te jashtezakonshem dhe historik te shqiptareve", thote Thaci.
Udheheqesit kosovare edhe dje nuk e kane perjashtuar mundesine qe akuzat ndaj luftes se UCK-se mund te kene si synim zbehjen e pozicionit te Kosoves para fillimit te procesit ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, ku pritet qe te jepet nje mendim keshilledhenes ne lidhje me shpalljen dhe njohjen e pavaresise se Kosoves.