Meta: PD dhe PS nuk duan zgjedhje te ndershme
"Partia Demokratike dhe Partia Socialiste asnjehere nuk e kane pasur sinqerisht ceshtjen e zgjedhjeve te ndershme ne Shqiperi", thote Ilir Meta, kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim.
Shqiperia tashme eshte anetare e NATO-s me te gjitha te drejtat dhe obligimet. Si e shihni dhe si e vleresoni ju kete zhvillim?
Shqiperia si anetare e NATO-s eshte nje enderr tashme e realizuar, qe do te thote nje vend me dinjitet ne mes te gjitha vendeve anetare te kesaj aleance te madhe te lirise dhe njekohesisht do te thote me shume siguri dhe nje kredibilitet i ri per Shqiperine. Natyrisht Shqiperia ne NATO, per mendimin tim, do te thote shume me teper pergjegjesi per t'i realizuar ato standarde qe ende nuk jane arritur deri me tani, por, njekohesisht, edhe per te ecur perpara, ne menyre qe anetaresimi ne NATO te na ndihmoje edhe per anetaresimin ne Bashkimin Evropian.
Kane mbetur pak me shume se dy muaj nga zgjedhjet e qershorit. A jeni te kenaqur me rrjedhen e deritanishme te pergatitjeve per zgjedhjet, perkatesisht, cila eshte brenga juaj me e madhe ne kete cast, per mbarevajtjen e tyre?
Une jam ne Uashington pikerisht se jam i shqetesuar per ecurine e pergatitjeve per zgjedhjet. Eshte per te ardhur keq qe Kodi Zgjedhor u zvarrit per disa vjet nga dy forcat e tjera politike. Eshte nje shqetesim i madh pajisja e qytetareve me karta identiteti, cka eshte nje domosdoshmeri qe cdo qytetar shqiptar te kete mundesine per te votuar ne keto zgjedhje sipas kodit elektoral ne fuqi. Dhe, ne kohen teper te ngushte qe ka mbetur deri tani, jane disa qindra-mijera qytetare, te cilet nuk kane pasaporte, por te cilet duhet te pajisen me karte identiteti, ne menyre qe te kene mundesine per te votuar me 28 qershor. Levizja Socialiste per Integrim ka apeluar ndaj Qeverise, prej disa muajsh, per te krijuar mundesine sidomos per shtresat me te varfra te shoqerise qe te pajisen me karta falas apo per te bere favorizime te caktuara, por, per fat te keq, deri tani ecuria ka qene teper e ngadalte. Ne mendojme se duhet zgjidhur kjo ceshtje, duke perfshire edhe OSBE-ODIR-in si institucion i specializuar nderkombetar per ceshtjen e zgjedhjeve, perpara se te jete shume vone dhe kjo te kthehet ne nje ceshtje serioze, qe mund te minonte kredibilitetin e zgjedhjeve. Shqiperia ne NATO, do te thote edhe me shume pergjegjesi, ne menyre qe vendi te kete zgjedhje te suksesshme, pasi deshtimi ne zgjedhje nuk do te ishte vetem nje deshtim per Shqiperine, por do te ishte edhe nje, do te thosha, demtim i kredibilitetit te kesaj aleance, qe eshte edhe nje aleance e demokracise.
Kryeministri Berisha ka ftuar opoziten te mos politizoje ceshtjen e pajisjes me karta te identitetit. Si i pergjigjeni ju kesaj ftese?
Mendoj se demagogjia e zotit Berisha nuk mund te jete e mjaftueshme per te mbuluar nje ceshtje kaq te madhe, sikurse eshte rreziku per mospajisje me karta identiteti te qindra-mijera qytetareve shqiptare, qe do te thote automatikisht edhe perjashtimi i tyre nga mundesia per te votuar, gje qe ua garanton Kushtetuta e vendit. Une personalisht kam aplikuar per karte identiteti, edhe pse nuk kam pasur nevoje te domosdoshme per kete qellim, pikerisht per t'u bere nje thirrje publike te gjithe qytetareve qe te nxitojne per t'u pajisur me karta identiteti dhe do te thosha se sjellja jone ka qene me se konstruktive. Por, pavaresisht nga kjo, eshte e pamundur ne njesine e kohes qe ka mbetur, qe ky proces te realizohet me sukses, prandaj duhet patjeter qe te gjendet nje zgjidhje, qe te kete bisedime, te kete dhe nje asistence te specializuar. Andaj, insistoj qe OSBE-ODIR-i duhet te ndermarre nje rol sa me shpejt qe te jete e mundur, sepse ceshtja e kartave eshte si ceshtje qe mund ta demtoje seriozisht besueshmerine ne zgjedhjet e 28 qershorit, per fat te keq.
Ju ne vazhdimesi keni shfaqur pakenaqesi me sistemin zgjedhor. Si e shpjegoni faktin qe Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane gjetur gjuhen e perbashket rreth kesaj ceshtjeje?
Keto dy forca politike gjeten gjuhen e perbashket per te realizuar nje kod sa me prane interesave te ngushta te lidershipit te tyre. Por, per fat te keq, ju po e shikoni se pas te ashtuquajturit konsensus te perpara disa muajve, situata tani eshte rikthyer ne konflikt me akuza reciproke per prishjen apo shkaterrimin e zgjedhjeve te ardhshme. Per fat te keq, keto dy forca politike asnjehere nuk e kane pasur sinqerisht ceshtjen e zgjedhjeve te ndershme ne Shqiperi, pasi ne prej kohesh kishim kerkuar qe komisioni parlamentar per reformen zgjedhore te sillte kodin e ri, qe perpara Samitit te NATO-s ne Bukuresht, gjate vitit te kaluar. Kjo gje u zvarrit ne menyre konsensuale, e percjelle nje kohe me probleme, sa u takon standardeve, por njekohesisht dhe per fat te keq, per te mos lene kohe per realizimin e infrastruktures se duhur zgjedhore, sikurse po ndodh aktualisht me kartat e identitetit. Sa i takon LSI-se, ky eshte nje kod, ku ne kemi kontestuar disa elemente qe demtojne demokracine dhe sjellin diskriminim, por, njekohesisht, e kemi thene dhe e konfirmojme se ky eshte nje kod, i cili, ne fund te fundit, e faktorizon shume here me teper Levizjen Socialiste per Integrim, pasi sistemi ne thelb eshte proporcional.
Kohe me pare, keni shfaqur gatishmeri per koalicion post-zgjedhor me Partine Socialiste, por zoti Edi Rama ka thene se ai synon krijimin e shumices, vetem me aleatet aktuale. Cilat koalicione pas-zgjedhore i shihni si te mundshme dhe reale?
Ne kemi hyre ne keto zgjedhje me qellimin per te fituar. Ne kemi realizuar nje koalicion tonin parazgjedhor dhe synojme te ecim ne kete drejtim. Kemi bere te qarte se ne rast se ne nuk fitojme te vetem shumicen, atehere shikojme te mundshem nje koalicion me forca te tjera te majta dhe ne radhe te pare me Partine Socialiste. Ne nuk pengojme askend te arrije vetem shumicen absolute. Por, natyrisht se kjo eshte nje pergjigje qe do ta japin qytetaret shqiptare dhe ne shpresojme qe deri me 28 qershor, qytetaret shqiptare te japin verdiktin, qe ne shpresojme per te ndryshuar kete lloj politike te deritanishme, e cila e ka shperdoruar kaq shume fjalen ndryshim dhe e cila, ne fund te fundit, ka sjelle para shqiptareve si rrezikun kryesor, demagogjine. Sepse, kuptohet qe edhe sot qe ne po zhvillojme kete interviste, po diskutojme per disa ceshtje, qe nga deshtimi i kartave te identitetit apo standardet tjera te zgjedhjeve, qe, ne fund te fundit, tregojne deshtimin e demagogjise se para nje viti per reforma konsensuale historike dhe qe tregojne koherencen e Levizjes Socialiste per Integrim, ne mbrojtje te standardeve te zgjedhjeve te ardhshme.