E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje operete rojaliste

Berat Buzhala

Pasi e festuam ditelindjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, radha i erdhi ketu ne Kosove qe te merremi pak edhe me familjen e Mbretit Ahmet Zogu. Ne te dyja rastet, ne po i nxjerrim prej varrit disa fantazma dhe disa probleme qe Shqiperia moti i ka lene pas vetes. Kjo vetem na ndihmon t'i forcojme, edhe nje here, stereotipet tona ne Shqiperi - per kosovaret koketrashe! Diten e pare kur mberriti ne Kosove Leka Zogu, i vetequajtur Mbret, po percillja lajmet ne RTK. Gazetarja qe po raportonte, paksa e emocionuar, derisa po e bente nje stand up, po lajmeronte se erdhi tek ne Mbreti i Shqiptareve, Leka Zogu I. Gati m'u ndal fryma. Thashe, cili mbret qenka ky? Dhe i cileve shqiptare? Por, gazetarja e RTK-se ndihej e lumtur qe redaktori e kishte privilegjuar per t'iu qepur oborrtareve nga mbrapa. Sec e pata nje ndjenje qe edhe kjo gazetare po ndihej pak mbreterore, teksa po fliste per kete ngjarje. Disi rojaliste mes berllokut dhe baltes! Dhunshem e binda veten qe ishte vetem nje gafe e televizionit publik, ku gazetarja dhe redaktori i lajmeve brutalisht keq e kishin ngaterruar Mbretin me dike qe ka deshire te jete Mbret. Dhe, per shkak te deshires, ka vendosur te quhet si i tille, por kjo nuk na obligon ne qe ta quajme ashtu.

Cka te shoh te nesermen?

Faqet e para, te shumices se gazetave, raportonin se ne Kosove kishte ardhur Mbreti i Shqiptareve, Lartmadheria e tij Leka Zogu i Pare, dhe Princi Leka Zogu i Dyte. Pa asnje ekuivok, e quanin Mbret, Leka Zogun. Ndoshta te ndikuar prej mediave, e me shume prej injorances se tyre, ne te njejtin nivel me gazetaret ishin edhe lideret e vendit. Duke filluar prej Presidentit Fatmir Sejdiu e teposhte, te gjithe e trajtuan te birin e Mbretit Ahmet Zogu, si Mbret i te gjithe shqiptareve. E puthen me respekt, kudo qe paten mundesi. U gjunjezuan para tij...

Gallata me Leka Zogun dhe shpuren e tij vazhdoi edhe me tutje. Kulmi ishte ne Komunen e Vitise. Nje Kuvend Komunal dhe nje Kryetar Komune ia leshoi edhe nje certifikate, ku e dekoron Qytetar Nderi te Komunes se Vitise "Mbretin e Shqiptareve - Leka Zogun e Pare".

Cka eshte kjo sjellje groteske e jona?

A e dine udheheqesit e vendit tone se keshtu po e sfidojme haptazi shtetin shqiptar, qe nuk njeh kurrfare rregullimi monarkik? A e di Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ai Kryetari i Vitise se Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare, qe ka Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, si udheheqes te institucioneve shteterore? Nese po, atehere si eshte e mundur qe ne si perfaqesues te nje shteti tjeter, t'i puthim doren "mbreterore/rojaliste" nje qytetari te Shqiperise, i cili betejen per ta kthyer Shqiperine ne Monarki e ka humbur perfundimisht ne vitin 1997. Bile, e kishte humbur turpshem ate beteje. Pasi populli kishte votuar kunder monarkise, Leka Zogu kishte synuar qe dhunshem ta pushtonte fronin. Te palavdishme jane pamjet e Leka Zogut duke defiluar i armatosur dhe me uniforme ushtarake rrugeve te Tiranes, madje me ate rast ishte vrare edhe nje njeri. Pas ikjes se tij nga Shqiperia, ne vitin 1997, Leka ishte denuar me 3 vjet burg per shkak te nxitjes se kryengritjes se armatosur. Me vone, drejtesia e korruptuar shqiptare kete denim e anuloi. I biri i babes po provonte ta rrembente kuroren mbreterore. Vetem se per dallim nga Ahmet Zogu, Leka Zogu ne vitin 1997 nuk mundi te kishte mbeshtetje te hapur prej regjimit te Beogradit per t'u rikthyer ne pushtet.

Ahmet Bej Zogolli e kishte humbur betejen per te qene sundimtar rojalist qe ne vitin 1939, kur - ne prag te pushtimit italian - ia kishte mbathur ne drejtim te Greqise. Ne ate kohe, diktatori italian Musolini e kishte arsyetuar marshimin ne Shqiperi me argumentin se ai vetem kishte shporrur nje regjim te korruptuar, represiv dhe feudal te Mbretit Ahmet Zogu. Jo pak shqiptare, ardhjen e trupave italiane e kishin pershendetur.

Meqe ne kosovaret dime te jemi qesharake, shpresoj qe askush ne Shqiperi nuk do te na marre seriozisht kete opereten tone te fundit me Leka Zogun. Keto sjellje te coroditura ne raport me Shqiperine jane recidiviste. Nje here cohemi si te cmendur ne kembe dhe kremtojme ditelindjen e diktatorit Enver Hoxha, e tash me te njejtin pasion e respektojme nje kurore te vyshkur mbreterore, e cila eshte tretur ne mocalin e historise. Ne fund te fundit, edhe nese e injorojme krejtesisht episodin e Leka Zogut, une nuk di cfare kujtimesh te mira na lidhin ne ne Kosove me Mbretin e Shqiperise Ahmet Zogu, qe tash kaq te fascinuar t'ia hapim te gjitha dyert djalit te tij kontravers.

Mbreti i pare dhe i vetem i Shqiperise, pa dyshim, se shtetit shqiptar ia kishte vene themelet e para serioze, por po kaq seriozisht ai e kishte mbeshtetur Serbine qe ne Kosove, duke shkelur mbi kufoma, te veje rend dhe ligj. Mbreti Ahmet Zogu eshte i dyshuari kryesor per organizimin e vrasjes se Hasan Prishtines dhe Bajram Currit, dy patrioteve kosovare qe po vigjilonin ne Shqiperi. Ahmet Zogu ka hyre ne histori edhe si pushtetari i pare shqiptar nga Shqiperia qe i fali territor Mbreterise serbe-kroate-sllovene (Shen Naumi afer Ohrit).

Do t'i benim nder te madh vetes qe prej tash e tutje, perpara se te provojme te organizojme dicka per figurat e shtetit shqiptar, te therrasim ambasadorin e ketij shteti dhe te konsultohemi pak me te. Me duket qe Shqiperia ka ambasador ne Prishtine. Sikur te kishim politikane me serioze, nje vizite e tille qesharake e Leka Zogut nuk do te ndodhte. Se paku, jo keshtu. Sa eshte dija dhe interesimi i kosovareve per mbreterine shqiptare. Si shembull mund te permendim viziten e Leka Zogut ne vitet 90-te ne Londer, ku kishte shkuar t'u mbaje ders patriotik disa kosovareve. Mileti gati nuk ia shihte fytyren ketij njeriu, sepse ai nuk ndalej dot duke pire duhan. Dikur nje kosovar i interesuar shume per politike ishte ngritur ne kembe dhe pyetjen e tij "Naltmadhnise" ia kishte shtruar keshtu: "Shoku Mbret cka mendoni per...?"

Me rastin e vizites se Leka Zogut, shumica e gazetave te Prishtines u shnderruan ne mbajtese te procesverbalit. Nuk treguan kurrfare zelli per hulumtim, nje zell qe per cdo dite perpiqen ta demonstrojne kur eshte fjala per institucionet e Kosoves. Opinioni nuk u njoftua se ne Kosove per vizite ishte nje person, pra Leka Zogu, i cili ne vitin 1979 ishte debuar nga Spanja pasi qe ne vilen e tij ishte gjetur nje magazine me arme. Nga Spanja ai iku ne Afriken e Jugut, ku bashkepunoi ngushte me rrjetet nderkombetare te tregtise me arme. Duhet perkujtuar se ne ate kohe, ne Afriken e Jugut, sundonin racistet e bardhe, te cilet torturonin dhe vrisnin shumicen zezake. Duket qe per shkak te ketyre aktiviteteve ilegale biznesore Leka Zogu ende frikesohet nga ndonje hakmarres. Kur para pak vitesh nje gazetar gjerman e kishte vizituar te ashtuquajturin Mbret, kanakaret e oborrit rojalist vizitorit nga Gjermania ia kishin kontrolluar jo vetem lapsat, por edhe nje faculete per fshirjen e hundeve.

Kaq kesaj radhe per Leka Zogun.

Shkrimi publikohet sot, njekohesisht me "Express" Prishtine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›